Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni pas datës 5 korrik drejt ishujve grekë, kushtet që duhen plotësuar

Autoriteti Civil grek ka lëshuar udhëzime të reja për brenda Greqisë që kanë si destinacion ishujt grekë. Në urdhrin e ri kategorizohen pasagjerët që duhet të plotësojnë kushtet e reja. Rregullat do të hyjnë në fuqi pas datës 5 korrik.

 

Çfarë kushtesh duhen plotësuar?

(a) Pasagjerët duhet të jenë vaksinuar kundër COVID të paktën 14 ditë përpara dhe të paraqesin një certifikatë vaksinimi të lëshuar përmes faqes përkatëse të internetit. Do pranohen gjithashtu edhe certifikatat e vaksinimit nga Bashkimi Evropian (certifikata dixhitale COVID) si dhe nga vendet e treta.

(b) Pasagjerët duhet të jenë testuar negativisht ose të kenë një test PCR të kryer në 72 orët e fundit para kohës së planifikuar të udhëtimit. Të huajt nga jashtë vendit mund të paraqesin një certifikatë negative të testit në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht ose rusisht.

Kushtet e mëposhtme përjashtohen për;

Të miturit deri në dymbëdhjetë (12) vjeç (të lindur pas 1.7.2009), ndërsa për të miturit nga 12-18 vjeç (të lindur para 30.6.2009) detyrimi mbulohet nga një test negativ të lëshuar nga kujdestari.

Pasagjerët që udhëtojnë çdo ditë ndërmjet njësive të ndryshme Rajonale për qëllime pune, të cilët mund të bëjnë udhëtimet e tyre duke kryer një vetë-test javor.

Pasagjerët që udhëtojnë në lidhje ajrore midis ishujve të së njëjtës Njësi Rajonale, të cilët mund të bëjnë udhëtimet e tyre, qoftë në bazë javore, siç zbatohet zakonisht, ose brenda 24 orëve para kohës së planifikuar të udhëtimit. 

Related posts

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 896 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

D V

Mbani çadrën me vete pasi moti është “i paparashikueshëm”

D V

Shifër rekord e aksideneve brenda 24 orëve në Shqipëri

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com