Çfarë e shkaktoi zjarrin? Pamje që tregojnë një Model S i Tesla-s pasi u përfshi nga flakët në një qendër servisimi në Georgia

Një Tesla Model S P100D u shkatërrua pasi u përfshi nga flakët në një qendër servisi në Marietta, Georgia.

Detajet rreth zjarrit janë të kufizuara dhe ndërsa faqja e Qytetit të Marietta në Facebook ndau imazhet e Tesla në faqen e saj në Facebook, nuk zbuloi se çfarë e shkaktoi zjarrin, përcjell Telegrafi.

Këto imazhe sugjerojnë që bateria e sedanit elektrik mori flakë ndërsa ishte e parkuar në qendrën e servisit.

Shumica e dëmeve të bëra në makinë duket se janë të përqendruara rreth kabinës dhe anës së shoferit, ndoshta duke sugjeruar se këtu ka origjinën zjarri.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10158528946723831&id=72465393830

Cilado qoftë arsyeja, duket sikur ekipet e zjarrfikësve mbërritën në vendngjarje shumë shpejt pasi arritën të shuajnë zjarrin para se të përfshinte çdo pjesë të trupit ose të përhapej në një Model 3 që ishte parkuar aty pranë.

Sidoqoftë, ky nuk është një incident i izoluar, as nuk kufizohet vetëm në Tesla.

Shumë prodhues të makinave po shpenzojnë miliona për të bërë që EV-të e tyre të përballen me çështje të ngjashme.

Related posts

Porsche ka filluar testimin e modelit hibrid 911

D V

Gemballa na kthen në kohën e garave të Paris-Dakar të vitit 1986 – Porsche 959 kushton 780 mijë

D V

Novitec ofron një Ferrari F8 Spider edhe më të fuqishëm dhe më të shpejtë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More