Agjencia Zhurnal.mk

Çfarë e shkakton gjakderdhjen e hundëve gjatë dimrit?

Në disa vende ku dimri është shumë i ftohtë, për disa persona, gjakrrjedhja nga hundët mund të jetë diçka që ndodh shpesh. Gjasat për të pasur gjakrrjedhje nga hundët janë më të mëdha në dimër sepse ajri i ngrohur i ambienteve të brendshme mund të thajë kalimet nazale dhe t’i bëjë enët e vogla të gjakut brenda tyre më delikate. Gjakrrjedhja nga hundët ndodh kur këto enë të vogla shpërthejnë apo çahen. Mund të mjaftojë një e kollitur, e tështirë, fshirje e hundëve etj., që kjo gjë të ndodhë, shkruan Gazeta Shëndeti.

Ndonjëherë gjakrrjedhja ndodh në pjesën e pasme të hundës, e quajtur gjakrrjedhje posteriore. Ose mund të ndodhë në pjesën e përparme të hundës, gjakrrjedhje anteriore.

Përgjithësisht, gjakrrjedhjet nga hundët mund të jenë shumë të zakonshme dhe ndodhin më shpesh në të rriturit e moshës 50 – 80 vjeç. Në disa raste, ato mund të përsëriten, zakonisht si pasojë e alergjive, infeksioneve, irritimeve nga kruarja e hundës, fshirja e saj etj. Gjithashtu, edhe disa ilaçe, sidomos ilaçet e hollimit të gjakut (kundra krijimit të mpiksjeve të gjakut), mund ta rrisin riskun për gjakrrjedhje të hundëve.

Për të ndaluar gjakrrjedhjen e hundëve, si fillim shfryjini lehtë hundët, më pas shtrëngoni hundën me dy gishta për 10 – 15 minuta. Qëndroni të përkulur para, në mënyrë që mos të gëlltisni gjak, dhe merrni frymë me anë të gojës. Aplikimi i një komprese të ftohtë apo pak akulli sipër hundës gjithashtu mund të ndihmojë.

Mos u shtrini, mos e përkulni kokën pas dhe mos vendosni asgjë brenda në hundë. Nëse gjakrrjedhja nuk ndalon pas 20 minutash kërkoni ndihmë nga mjeku juaj.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...