Agjencia Zhurnal.mk

Çfarë është i gatshëm t’u jep Zaevi partive shqiptare vetëm e vetëm të ngelet në pushtet!?

Shkup, 6 gusht – Zhurnal.mk – A do të guxojë Zaev që të jep drejtorinë e policisë financiare kuadrit të PDSH-së vetëm për një deputet më tepër?

Gjithnjë e më të zëshme janë spekulimet se partia e Thaçit si kusht për koalicionim me LSDM-në ka kërkuar vend udhëheqës në institucionin me të cilin deri tani ka udhëhequr kuadër i LSDM-së. Sipas informatave në opinion, Thaçit ky institucion do i shërbente për hetime për transferimin e parave nga Irani dhe Katari, shkruan Tv Alfa, transmeton Zhurnal.

Këto thashetheme, as nuk i demantuan e as nuk i pranuan nga partitë politike.

Nuk do të jetë hera e parë që Zaev të shpërndajë vende të drejtorisë, funksione në Qeveri apo të përmbushë kërkesa dhe kushte nga aktorët e tjerë politik vetëm e vetëm të bëhet kryeministër.

BDI këto zgjedhje kërkon kryeministrin shqiptar, edhe pse qëndrimet e tyre disi u zbutën pasi përfunduan zgjedhjet. Gjithsesi, kjo temë ende nuk ka përfunduar. Nëse janë të vërteta informatat se Zaev ka dakorduar që të rrotullohet vendi i kryeministrit, ai nuk e saktësoi këtë.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, kushti i BDI-së për shumicë parlamentare ishte përmbushja e Platformës së përbashkët shqiptare, gjegjësisht, dygjuhësinë në gjithë shtetin.

Pasi e formuan Qeverinë, Zaev tha se nuk do ta përmbushë atë që integristët e kërkuan nga ai.

“Kush do të zbatojë bre dygjuhësi në Radovish, Strumicë, Prilep apo Kavadar? Këto janë idiotësira të papara”, pati thënë Zaev.

Më vonë, pothuajse të gjitha pikat nga ajo platformë u përmbushën, madje Bujar Osmani filloi të del në teren të kontrollojë nëse tabelat e institucioneve në Maqedoni janë të shkruara edhe në gjuhën shqipe.

Se cilat kushte do t’i pranojë tani Zaev, ngelet të shihet.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...