Çfarë është përfshirë në “pauzën tarifore” të Trump?

nga D. V.

Presidenti amerikan, Donald Trump mori një “vendim dramatik” të mërkurën duke “pauzuar tarifat” ndaj disa vendeve.

Dhe një ndër reagimet ka ardhur nga shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, e cila përshëndeti vendimin e Trump, duke thënë se blloku mbetet i përkushtuar ndaj negociatave konstruktive me SHBA-në, me qëllimin e arritjes së “tregtisë pa fërkime dhe reciprokisht të dobishme”.

Megjithatë, “të kënaqur” me vendimin e Trump nuk është Kina

Por cili në fakt ishte vendimi i Trump?

Tarifat ‘reciproke’ në pritje

Tarifat më të larta që hynë sot në fuqi për 57 partnerë tregtarë do të ndërpriten për 90 ditë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, këto përfshijnë BE-në, Japoninë dhe Korenë e Jugut, të cilat të gjitha do të përballen me një tarifë bazë prej 10%.

Vendet që tashmë kishin një taksë prej 10% të vendosur që nga java e kaluar – si Britania e Madhe – nuk preken nga pauza.

Tarifat ndaj Kinës

Trump vendosi një tarifë më të lartë prej 125% ndaj Kinës.

Kjo është përveç taksave që ai vendosi gjatë mandatit të tij të parë.

Kina kishte goditur SHBA-në me tarifa 84% më herët gjatë ditës, pas përshkallëzimit të ashpër.

Asnjë ndryshim për Kanadanë apo Meksikën

Mallrat kanadeze dhe meksikane do t’i nënshtrohen tarifave 25% të lidhura me fentanilin nëse nuk janë në përputhje me rregullat e origjinës të marrëveshjes tregtare SHBA-Meksikë-Kanada.

Ndërkohë, mallrat në përputhje me rregullat janë të përjashtuara.

Sipas mediave të huaja, tarifat e makinave dhe metaleve mbeten.

Pauza e Trump nuk zbatohet për tarifat prej 25% që ai vendosi për çelikun dhe aluminin në mars dhe për makinat më 3 prill.

Kjo tarifë prej 25% për pjesët e makinave do të hyjë në fuqi deri më 3 maj.

Sektorët në rrezik

Bakri, lëndë druri, gjysmëpërçuesit, farmaceutikët dhe mineralet kritike pritet të jenë subjekt i tarifave të veçanta, në të njëjtën mënyrë si automjetet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More