Agjencia Zhurnal.mk

Çfarë është seborrhea dhe si trajtohet?

Dermatiti seborrheic paraqet dukurinë e shtresave yndyrore të verdhemëta të cilat grumbullohen në flokët e bebes më së shpeshti në muajt e parë të jetës

Lëkura nën të është me ngjyrë të kuqe. Mund të shfaqet në një pjesë të flokëve apo në gjithë kokën e bebes.

Gjithashtu, mund të shfaqet në fytyrë, hundë, në rrudha të lëkurës së duarve dhe në gilca, transmeton Telegrafi.

Çka e shkakton?

Mjekët konsiderojnë që dermatiti seborrheic shkaktohet me hormonet e mbetura nga shtatzënia e nënës, të cilat janë bartur tek bebja nëpërmjet placentës.

Këto hormone stimulojnë tajitje të gjëndrave yndyrore që manifestohen në krijimin e shtresave yndyrore në folikula të qimeve në flokët dhe kokën e bebes.

Tajitja e shtuar e këtyre gjëndrave gradualisht zvogëlohet pas lindjes dhe në shumicën e rasteve, seborrhea tërhiqet vetë.

Edhe pse kjo gjendje nuk është e kalueshme, mund të ekzistojnë faktorët gjenetikë të cilët ndikojnë në shfaqjen e tij siç është lëkura e ndjeshme e thatë e bebes e cila është e përshtatshme për shfaqjen e tij.

Si trajtohet?

Për të zvogëluar dhe për të eliminuar gradualisht sermatitit seborrheic, mund të ngrohni butë vaj ulliri (bajameje), vaj luledielli (të dëshirueshme janë vajra natyralë), t’i qitni në flokë të bebes, t’i lini të veprojnë 30 minuta dhe pastaj gjithë ditën/natën (varësisht nga sasia e seborrhesë) pastaj lehtë eliminoni me shampon të butë duke i krehur flokët në mënyrë që të eliminohen luspat.

Është me rëndësi t’i krihni ngadalë flokët e bebes në mënyrë që të mos shkaktoni irritim.

Për të penguar krijimin e seborrhesë, është e nevojshme që rregullisht të lani flokët e bebes dhe pas larjes, t’i bëni masazh të lehtë kokës me peshqir dhe me krehje të butë/me brushë në drejtim të kundërt të rritjes së flokëve.

Seborrhea në kokën e bebes nuk bën të lihet e lagësht, sepse i përshtatet krijimit të kërpudhave.

Kur të kërkohet ndihma profesionale?

Nëse simptomat nuk tërhiqen, ndërkaq lëkura e bebes bëhet e skuqur dhe e irrituar ose seborrhea zgjerohet në pjesë të tjera të trupit, patjetër shkoni te pediatri juaj, sepse mund të jetë fjala për infeksione serioze të cilat duhet të shërohen me preparate të caktuara. /Telegrafi/

Burimet: bebe.hr, rtl.hr

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...