Agjencia Zhurnal.mk

Çfarë është sindroma e Napoleonit?

Shumë sindroma kanë një histori që fshihet pas tyre e madje edhe një shpjegim të arsyeshëm. Ekziston një e tillë dhe njihet me emrin, ‘Sindroma Napoleon’.

Ky është një term i përdorur për të përshkruar kompleksin e inferioritetit nga i cili vuajnë disa njerëz të shkurtër. Ata që paraqesin këtë komplekse përjetojnë ndjenja të pamjaftueshmërisë, të lidhura me shtatin e tyre.

Këta persona kompensojnë shtatshkurtësinë me sjellje negative, duke filluar nga agresiviteti më i madh deri tek xhelozia.

Disa studime psikologjike konfirmojnë ekzistencën e sindromës së Napoleonit.

Karakteristikat e sindromës së Napoleonit:

Duket se njerëzit me shtat të shkurtër kanë më shumë të ngjarë të kenë ndjenja dhe mendime negative ndaj të tjerëve dhe vetvetes.

Sipas kësaj logjike, mund të mendohet se shumë nga njerëzit e shkurtër që veprojnë në mënyrë mbrojtëse ose agresive vuajnë deri diku nga sindroma e Napoleonit.

Ky kompleks duket se është më i shpeshtë tek burrat, veçanërisht në ata që jetojnë në mjedise konkurruese. Kompleksi i Napoleonit mund të përshkruhet si një mekanizëm mbrojtës kundër stigmave të caktuara sociale në lidhje me lartësinë trupore.

Eshtë e nevojshme të merret në konsideratë fakti që ky kompleksitet gjithashtu mund të lidhet me një stereotip shoqëror zhgënjyes.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...