Agjencia Zhurnal.mk

Çfarë fshihet pas zvarritjes së arrestimit të Jankulloskës?!

Shkup, 23 shtator, zhurnal.mk – Me 79 përqind mosbesim nga qytetarët e anketuar nga Insituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), gjykata ka rënë në nivelin më të ulët rekord sa i përket vlerësimit të qytetarëve në punën e saj. Sipas anketës, e publikuar në muajin qershor të këtij viti, përpos Maqedonisë, nuk ka shtet në rajon e cila ka aq nivel të ulët të besimit në gjyqësi dhe prokurori.

Madje 50 përqind e të pyeturve janë deklaruar se aspak nuk i besojnë gjyqësisë. Krejtësisht i besojnë vetëm 3 përqind.

Se qytetarët nuk janë jokompetent dhe se dëshpërimi i tyre është krejtësisht i arsyetuar, flet rezultati i gjykimeve të rasteve të cilat më së shumti qytetarët janë të interesuar:

Rasti “Tanku”: I dënuari Nikolla Gruevski arriti të ikë derisa postjeri gjyqësor i binte ziles qindra herë në derën e tij dhe priste të kalojë uikendi, sepse nuk është punuar të shtunën dhe të dielën, e më pas përsëri të vazhdojë t’i bie ziles që t’ia dorëzojë ftesën për në burg. Nga ana tjetër, MPB nuk ka arritur të kuptojë si ai ka ikur nga shteti. Por edhe i ikur, u.d i Gjykatës Supreme, Faik Arsllani më tepër se 1 vjet nuk e vendosë në rend dite rastin e tij për ankesë dhe nuk tregon se pse.

E njejta situatë është edhe me të dënuarën tjetër, Gordana Jankulloska. Gjykata Supreme para 1 viti tha se ajo nuk duhet të shkojë në burg sepse ka një foshnje të vogël, por tani edhe pse u konfirmua dënimi me burg prej 4 vite e gjysmë, ende pi kafe në shtepinë e saj.

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ende nuk ka dërguar në Gjykatën Penale procesverbalet për lëndën “Tanku”, ku është konfirmuar dënimi prej 4 vite e gjysmë për ish ministren e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska.

U.D Kryetari i Gjykatës Supreme, Faik Arsllani, thotë se ende po punohet në këtë lëndë, gjegjësisht se bëhet fjalë për një rast paksa i komplikuar.

“Ka më tepër mekanizma të jashtëzakonshme juridike dhe nevojitet një sqarim më të zgjeruar, e për këtë na duhet pak më tepër kohë. Duhet të jemi të durueshëm disa ditë”, thotë Arsllani.

Eksperti juridik, Andrej Bozhinovski për ZHurnal thotë se ka baza për dyshime të një loje jo fer nga ana e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të mossuksesit të sigurohet pavarësim në gjyqësorë edhe përskaj të githë atyre përpjekjeve reformuese.

Sipas tij lënda është gjithashtu e një natyre politike, kundër ish zyrtares publike në rolin e ministres, ish kryeministër në arratisje dhe ish udhëheqës në MPB dhe kjo nuk është kontestuese.

“Kontestuese është nëse Gjykata Supreme e mësoi leksionin për pavarësi ose jo. Lidhur me arsyetimin e lëndës, kryetari Arsllani është në të drejtë, duhet të jetë më e përmbjtur dhe më e gjërë, duke pasur parasysh sye me ndryshimet e reja të ligjit për gjykatës ato janë të obliguar të japin arsyetime më të gjëra, e jo arsyetime paushale. Gjithësesi këtu është dhe fakti që arsyetimet e gjykatësve nga Gjykata Supreme çdoherë janë kompas moral, gjegjësisht zë i mendjes dhe zbatimi i drejtë i drejtësisë në lëndën konkrete. Gjithësesi është shumë largë gjykata jonë supreme nga kjo, megjithatë besoj se kjo mund të jetë një fillim i mirë. Reagimet nga arsyetimet do të jenë lëndë diskutimi në opinion. Vendimi i Gjykatës së Apelit tanimë është konfirmuar dhe aktgjykimi është sjellur. Me këtë ulet mundësia për vendime politike”, ka deklaruar për Zhurnal, Andrej Bozhinovski, ekspert juridik.

Nga ana tjetër, Qenan Aliu, jurist, për Zhurnal thotë se nga mediet mësuam se Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë ankesën ish-ministres Gordana jankullovska për dënimin e vërtetuar nga Gjykata e Apelit.

“Ajo siç dihet, dy herë gjatë këtyre viteve kishte kërkuar shtyerjen për vuajtjen e dënimit për disa shkaqe. Madje atëherë edhe Gjykata Supreme ja pranoi kërkesen për shtyerjen e vuajtjes së dënimi deri në shqyrtimin e ankesës nga kjo gjykatë. E tani më duhet të theksoj se edhe ekspedimi i aktgjykimeve dhe akteve tjera të gjykatave nga njëra instancë në tjetrën është e rregulluar me akte nënligjore. Por jo çdo herë këto afate të rrugëtimit të akteve respektohet me përpikmëri. Duhet pritur se për sa kohë do të arijë akti i Gjykatës Supreme tek Gjykata e Apelit dhe nga atje në Gjykatën Penale”, ka deklaruar Aliu duke shtuar se botërisht është e ditur se zbatohen mahinacione të ndryshme për ti devijuar procedurat, por duhet pritur se si do të mbarojë kjë për zonjën Jankullovska, mbase të gjithë para ligjit janë të barabartë.

“Nuk është satisfaksion se një grua duhet të përfundoj prapa grilave, por satisfaksion është sundimi i ligjit dhe drejtësia. Megjithate ate nuk duhet të habitemi nëse edhe Jankullovska do mbetet pa ndëshkimin efektiv për keqpërdorim të detyrës zyrtare, sepse shumë soshë duhet apo është dashur të gjenden para drejtësisë apo prapa grilave por akoma gjenden në liri, madje të akomoduar thellësisht me pasuri gallopante”, ka deklaruar për Zhurnal, Qenan Aliu, jurist.

Ndryshe para pak ditësh u refuzua ankesa e Jankullovskës dhe Gruevskit për dënimin në rastin “Tanku” dhe u konfirmua dënimi me burg prej 4 viteve për Jankullovskën dhe 2 vite për Gruevskin.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...