Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Çfarë ka ndodhur me kokën e këtij njeriu!?

Dikush me sa duket kishte nevojë për një tatuazh si një vrimë në kokë – dhe i bëri të dyja.

Një artist tatuazhesh nga Utah postoi një imazh në mediat sociale duke treguar një ngjyrosje iluzioni optik që e bën të duket sikur një nga klientët e tij ka një vrimë në pjesën e pasme të kokës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tatuazhi ishte punë e Matt Pehrson, një artist që drejton Kompaninë Zion Tattoo me qendër në St. George, Utah.

“Bëra një gjë të çmendur për mikun tim Ryan sot…”, shkroi Pehrson në llogarinë e tij në Instagram.

Dhe me një hije të zgjuar, artisti krijoi një iluzion tërheqës duke e bërë të dukej sikur Ryan kishte një vrimë masive në kafkë.

Që nga e enjtja, imazhi në Instagram ka grumbulluar më shumë se 10 mijë pëlqime dhe komente të shumta. /

Postime të ngjashme

Krijohet iluzioni optik i një anijeje që lëvizë në ajër

S.B.

Shkretëtira e Bardhë, peizazhi i jashtëzakonshëm i Egjiptit

S.B.

Miliarderi japonez kërkon tetë persona për të udhëtuar bashkë drejt Hënës

S.B.

Liqeni i Baikalit, një bukuri e rrallë natyrore e Siberisë

S.B.

Publikohet përmbajtja e një letre të pahapur për më shumë se 300 vjet

S.B.

Dalin imazhe tjera nga Marsi

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...