Agjencia Zhurnal.mk

Çfarë kulture politike po mbjellet në Kosovë?

Shkruan: Ibrahim Ceka, doktorant në diplomaci

  1. Tronditjet politike në kohë krize, veprimet e njëanshme politike të liderëve në Kosovë, paraqesin një zhveshje të kamufluar nga grimcat identitare. Të prodhurit krizë mbi krizë, kjo nuk i përket qenjës sonë, duke e ditur se gjeni jonë ka qenë gjithnjë në unitet në kohë krizash. Ky veprim konsekuent në tjetërsim. Një mendësi politike, që është e panjohur për ne.
  2. Mungesa e korrektësisë në vlerësimin e gabimeve u kthehet bumerang liderëve, sepse derisa ata jan të zënë me qeverisje, elita kadrovike, por edhe populli, merren me zgjërimin e diturive e njohurive dhe tashmë janë në gjendje ti kuptojnë drejtë konceptet ndërvepruese të liderëve.
    Një elitë politike, e cila ka mbështetjen vetëm të elektoratit të tij, kjo nuk e legjitimon veprimtarin e tyre, përkundrazi duhet të kthej sytë nga masa kadrovike, akademike dhe ta teston veten dhe veprimet e tyre konjukturale.
  3. Kultura politike e liderëve tanë shprehë më së miri orientimin e shtetit drejtë menaxhimit me politikat publike. Është mëse e nevojshme që në Kosovë të mbjellet një farë e re e demokracisë liberale, që nuk do të kufizohej vetëm në konceptin e ngushtë të dëgjimit. Rreziku që i kanoset Kosovës tash është grumbullimi i përkrahësve të tyre rreth vetes, duke rënë pastaj në greminën e imagjinatës së krijuar se unë jam lideri i tyre, unë jam shpëtimtari i Kosovës, se vetëm unë pyetem për këtë vend. Kjo paraqet mbjellje të tepruar në legjitimetetin e veprimit të tyre, duke ia dhënë vetes kredencialet e udhëheqjes me pa të drejtë.
  4. Shkatërrimi i optimizmit të popullit nënkupton thellimin e krizës në vend. Fryma e revolucionit në popull paraqitet si mungesë e besimit që populli ka ndaj lidershipit. Me të drejtë historia e revolucioneve na ka treguar që ata organizohen nga një grup fisnikësh e padronësh, të cilët nuk dëshirojnë ti humbin privilegjet dhe ti shpalosin të bëmat e tyre, e që pastaj implementohet nga populli. Në Kosovë ndryshon situata historike, fryma revolucionare thirret, organizohet dhe jetësohet nga masa e thjeshtë e popullit si pakënaqësi ndaj liderëve të tyre, që qeverisën popullin dy dekada. Dhe është mëse e ditur se lufta me popullin gjithmonë është e humbur.
  5. Shqiptarët gjithmonë dhe tërë egzistencën e tyre u janë mirënjohës Sh.B.A-së, të bëmat e tyre dhe kontributi i tyre është i njohur, por nuk guxojmë të qëndrojmë fëmijë të llastuar tërë jetën, e që dikush të naj përkund djepin. Miqtë ndërkombëtar nuk dëshirojnë një Kosovë të dobët ne veprimin politik të tyre duke bërë “amin” çdo herë, ata dëshirojnë një Kosovë të fuqishme në vendimmarrje, që mos të jetë gjithnjë barrë e tyre. Mos dëgjueshmëria ndaj tyre në ndonjë rast s’don të thotë armiqësi dhe antiamerikanizëm, duke e ditur që edhe diplomacia amerikane nuk është unike në politikat e tyre të jashtme.
    Jo antiamerikanizmit, por edhe jo servilizmit. Kemi nevojë dhe duhet të ndërtojmë identitetin tonë fuqishëm politik, sepse rrethohemi nga fqinjë që historikisht janë të njohur me ekspansionizëm territorial.
  6. Deklaratat e Serverit duket të jenë më të sinqerta sesa të Grenellit. Kjo, kur dihet mirëfilli se Server ka një karrierë të bujshme dhe të fuqishme në diplomacinë e jashtme dhe njohës i shkëlqyeshëm i problemeve në Ballkan, veçanërisht mes serbëve dhe shqiptarëve. Megjithatë s’don të thotë të injorohet Grenelli kur kihet parasyshë që zgjedhjet në Sh.B.A jan afruar dhe i nevojitet poena në diplomacinë ndërkombëtare për shefin e tij, kurse Kosova në këto situata është eksperimenti më implementues i mundshëm.
  7. Tendenca e lidershipit dhe tentativa e tyre që gabimet, paaftësitë e tyre për të dal nga kriza duke u viktimizuar para elektoratit, është shumë e rrezikshme. Në këso raste është imediate që liderët mos të viktimizohen, me qëllim që mos të ndikojnë me deklaratat e tyre në formë elegjie, që do ndikonin më pastaj në emocionet e elektoratit. Shihet një dozë e tepruar dhe imagjinare e një proamerikanizmit joracional, se gjoja diplomacia më e madhe ndërkombëtare siç ështe ajo amerikane, ka mbetur peng i tarifës së një shtetit të brisht dhe të dobët siç është Kosova!
    Një gjë është e ditur, se politika e ShBA- së shkonë përtej problemit të tarifës, të mendohet se mosëheqja e tarifës do të jetë shkak për largimin e vëmendjes amerikane që e ka në Ballkan, e sidomos në zemrën e Ballkanit siç është Kosova, është jo korrekte dhe me tendencë të keqe. Reformimi i rendit të ri botërorë dhe politika gjeostrategjike, me të cilën luan Amerika, jep të kuptojmë se për asnjë çmim ajo nuk largohet nga Kosova veçmas nga Ballkani.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...