Çfarë mund të fitojë Musk nga presidenca e Trumpit?

nga D V

Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë mund të jetë gjithashtu një fitore për një nga mbështetësit e tij më të dukshëm: Elon Musk.

Bëhet e ditur se njeriu më i pasur në botë e kaloi natën e zgjedhjeve në Florida me Trumpin në resortin e tij Mar-a-Lago.

“Populli i Amerikës i dha Trumpit një mandat të qartë për ndryshim”, shkroi Musk në X.

Dhe në fjalimin e tij të fitores në Qendrën e Konventave në Palm Beach, Trump kaloi disa minuta duke lavdëruar Musk dhe duke rrëfyer uljen e suksesshme të një rakete të prodhuar nga një prej kompanive të miliarderit, SpaceX.

Musk shprehu haptas mbështetjen e tij ndaj republikanit pothuajse menjëherë pas atentatit ndaj Trumpit në Butler, Pensilvani në korrik, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Si një nga mbështetësit më të rëndësishëm të presidentit të zgjedhur, miliarderi i teknologjisë dhuroi më shumë se 119 milion dollarë për të financuar një Super PAC që synonte rizgjedhjen e Trumpit.

Ai kaloi gjithashtu javët e fundit para ditës së zgjedhjeve duke drejtuar një përpjekje për të mbledhur vota në shtetet e fushëbetejës, e cila përfshinte dhurata ditore prej 1 milion dollarëve.

Dhurimi u bë objekt i një sfide ligjore, megjithëse një gjykatës më vonë vendosi se ato mund të vazhdonin.

Siç raportohet, tani Musk ka shumë për të fituar nga rizgjedhja e Trumpit.

Presidenti ka thënë se në një mandat të dytë, ai do të ftojë Musk të jetë pjesë e administratës së tij.

Biznesmeni mund të përfitojë gjithashtu nga presidenca e Trumpit përmes pronësisë së tij të SpaceX, e cila tashmë dominon biznesin e dërgimit të satelitëve qeveritarë në hapësirë.

Me një aleat të ngushtë në Shtëpinë e Bardhë, Musk mund të kërkojë të përfitojë më tej në ato lidhje me qeverinë.

Ndryshe, pronari i SpaceX ka kritikuar rivalët, përfshirë Boeing për strukturën e kontratave qeveritare, të cilat sipas tij janë dekurajuese për të përfunduar projektet në kohë.

SpaceX ka nisur edhe ndërtimin e satelitëve spiun ashtu si Pentagoni dhe agjencitë amerikane të spiunazhit duken të gatshme për të investuar miliarda dollarë në to.

Fitime nga një administratë Trump mund të korrë edhe kompania tjetër e Musk, Tesla, për të cilën presidenti ka thënë se do të përcaktohej nga “barra më e ulët rregullatore”.

Trump është zotuar gjithashtu të ulë taksat ndaj korporatave dhe të pasurve.

Ky është një tjetër premtim që Musk ka të ngjarë të shpresojë se do ta mbajë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More