Çfarë ndikimi do të ketë Parlamenti i ri Evropian?

nga I.A

Shkup, 10 qershor – Partitë e ekstremit të djathtë kanë shënuar rritje të theksuar në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ku dje qytetarët e 27 vendeve anëtare kanë votuar për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian. Kristian-demokratët ruajtën epërsinë dhe shumicën në parlament që deri në këto momente mund të konsiderohen edhe si fituesit e këtyre zgjedhjeve. Nga ana tjetër shënohet një rënie e mbështetjes për partitë tradicionale të qendrës si socialistët, liberalët dhe të gjelbrit. Ajo që meriton theks të veçantë është fakti që në dy shtetet kryesore të BE-së, në Gjermani dhe Francë partitë në pushtet kanë pësuar humbje. Deri në vitin 2027 vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë gati për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe për këtë nuk duhet të ketë më justifikime, pati thënë komisionari evropian i zgjerimit Oliver Varhej. Kujtojmë që, ai paralajmëroi, se pas zgjedhjeve në BE, Komisioni i ardhshëm Evropian të jetë ai që do ta zgjerojë edhe më shumë Bashkimin Evropian, shkruan Zhurnal.

Partitë e ekstremit të djathtë shënojnë rritje në zgjedhjet për Parlamentin Evropian –  

Pavarësisht nga të gjitha raportimet për rritjen e së djathtës populiste, mësimi kryesor nga zgjedhjet për Parlamentin Evropian është se tri grupet më të mëdha politike mbeten të pandryshuara. Pasi qytetarët e Bashkimit Evropian shkuan për të votuar në 27 vendet anëtare mes 6 dhe 9 qershorit, grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP) i qendrës së djathtë, doli i pari — siç kanë bërë në çdo zgjedhje parlamentare evropiane që nga viti 1999 – me një parashikim prej 184 ligjvënësve për dhomën me 720 ulëse.

Bazuar në rezultatet paraprake, Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) doli e dyta me 139 anëtarë të parashikuar të Parlamentit Evropian (PE). Partia Renew [qendër liberale] doli e treta dhe parashihet të ketë 80 deputetë. Së bashku, këto tri parti udhëheqëse tani kanë shumicën prej 403 deputetësh nga 417 sa i kishin më herët në dhomën e ulët të Parlamentit me 705 ulëse.

Në garë janë 15 ulëse më shumë në këto zgjedhje që mbahen çdo pesë vjet, duke shpërndarë disa, por jo të gjitha vendet e lira që kur Mbretëria e Bashkuar doli nga Bashkimi Evropian. EPP-ja ishte në fakt i vetmi grup politik i madh që fitoi popullaritet. Të gjithë të tjerët humbën mbështetjen në krahasim me zgjedhjet e mëparshme të vitit 2019.

Çdo vend zgjedh anëtarët e tij në proporcion me popullsinë e tij, ndërsa pesë vendet që kanë numrin më të madh të deputetëve janë Parlamentin Evropian janë: Gjermania (96), Franca (81), Italia (76), Spanja (61) dhe Polonia (53). Rezultatet zyrtare do të shpallen më vonë gjatë ditës ndërsa mbledhja e pare e Asamblesë së Përgjithshme është planifikuar të mbahet më 16 korrik.

Çfarë ndikimi do të ketë Parlamenti i ri Evropian?

Ka të ngjarë që animi djathtas do të ketë ndikim në disa fusha të politikës në vazhdim. Për shembull, Parlamenti Evropian mund të bëhet më pak ambicioz për çështjet mjedisore dhe më i rreptë në çështjet e migracionit. Vlen të kihet parasysh se Parlamenti Evropian është i ndryshëm nga parlamentet kombëtare në atë që eurodeputetët nuk propozojnë vetë ligje. Në BE, është dega ekzekutive, Komisioni Evropian, që ka të drejtën e iniciativës dhe fillon hartimin fillestar të një ligji të ri potencial.

Këshilli Evropian, i cili përbëhet nga krerët e shteteve ose qeverive të BE-së, është gjithashtu i përfshirë në ndryshimin e ligjeve të propozuara. Për sa i përket ligjbërjes, Parlamenti Evropian është më i dobëti nga këto tri institucione, duke marrë shumë rrallë atë që dëshiron. Pazari për ligjet ndërmjet Parlamentit, Komisionit dhe Këshillit në të ashtuquajturat ‘trialogje’ mund të zgjasë me muaj apo edhe vite përpara se diçka të miratohet realisht dhe të bëhet ligj.

Sa i përket politikës së jashtme, nuk pritet që Parlamenti Evropian i sapozgjedhur të ndryshojë shumë.

Mbështetja për Ukrainën dhe zgjerimi i mëtejshëm i BE-së të jenë ende qëndrimet e shumicës. Ndërkohë që mund të ketë eurodeputetë që mbajnë pozicione pro-Kremlinit, ata kanë më shumë gjasa ta përdorin dhomën si një platformë për t’i përsëritur këto qëndrime në vend se të bëjnë punë të rëndësishme legjislative. Përveç kësaj, Parlamenti Evropian nuk e dikton politikën e jashtme të BE-së. Ky është domeni ekskluziv i shteteve anëtare të BE-së. Pra, ndërsa eurodeputetët konsiderojnë dhe shkruajnë shumë raporte dhe rezoluta të politikës së jashtme, të gjitha këto janë jodetyruese.

Deri në vitin 2027 vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë gati për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe për këtë nuk duhet të ketë më justifikime, pati thënë komisionari evropian i zgjerimit Oliver Varhej. Kujtojmë që, ai paralajmëroi, se pas zgjedhjeve në BE, Komisioni i ardhshëm Evropian të jetë ai që do ta zgjerojë edhe më shumë Bashkimin Evropian.

Këto fjalë Varheji i pati thënë para liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve ishte edhe kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili tha se Qeveria që e drejton, mbetet e përkushtuar ndaj realizimit të agjendës evropiane dhe se shpreson që kështu të vazhdojë edhe qeveria e ardhshme. Kjo deklaratë e Varhej ishte shpresë aktive për vendet kandidate për BE nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, e sidomos për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që kanë bërë shumë për të arritur në këtë ditë e moment historik për vendin. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More