Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Çfarë ndryshime duhet të shqyrtohen në Ligjin për Mardhënie Pune?

Zhurnal Ads

Shkup, 4 dhjetor, zhurnal.mk – Një pjesë e madhe e punëtorëve, sipas LSM, të cilët janë shkarkuar nga fillimi i pandemisë së coronavirusit deri më tani është për shkak se kanë pasur marrëveshje me afat të caktuar. Nga LSM kërkojnë që në ligjin e ri të ulet afati prej 5 në 1 vit në lidhjen e të ashtuquajturve marrëveshje në vepër.

Afro 16 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, ndërsa një pjesë e madhe e ankesave që kanë arritur në LSM kanë të bëjnë me marrëveshjen në kohë të caktuar, që ka afat të caktuar deri kur punëtori është i angazhuar dhe pas përfundimit të asaj marrëveshje, punëdhënësi nuk ka për oblgim të ia vazhdon të njejtën.

Për këtë shkak LSM është duke përpiluar një ligj të ri për mardhënie pune. Nga LSM theksojnë se edhe përskaj pandemisë ata rregullisht takohen me Organizatën e punëdhënësve dhe Ministrinë për punë dhe politikë sociale me qëllim që të përpilojnë ligj të ri për mardhënie pune me të cilën do të ketë situatë të pastër, gjegjësisht këto “padrejtësi” të cilët i durojnë punëtorët me këtë ligj të përmirësohen.

Shteti duhet të jetë një aktor mjaft aktiv me masat dhe ndryshime në ligjet për mardhëniet e punës. Çdo sistem i mardhënieve të punës kërkon konsensus mes aktorëve kryesorë – steikholderët (punëtori, punëdhënësi, sindikata, odatë ekonomike dhe shteti) që kanë ndikim në mardhëniet e punës. Krijimi i mardhënieve të punës që pasqyrojnë barazinë, efikasitetin, transaparencë dhe mbrojte të punonjësve janë imperativi i domosdoshëm i çdo ligjit për mardhënie pune, thotë për zhurnal, analisti ekonomik, Bujamin Bela.

Ai potencon disa nga pikat që duhen të shqyrtohen me ligjin e mardhënieve të punës.

“1.Hapja e të gjitha masave ekzistuese që të shfrytëzohen pa pengesë nga sektori privat, ose sigurim i transparencës së tërësishme të masave ekzistuese për punësim nëpërmjet tejkalimit të barrierave në terminologji dhe në kushte duke u mundësuar shfrytëzim më i madh i masave. 2.Paraqitja e të punësuarve me kohë të caktuar pas 6 muajve të transferohen në punësime me kohë të papërcaktuar, do të ishte problematike në aspektin e punëdhënësit dhe demotivim në tërë procesin për hapjen e vendeve të reja të punës. 3.Të specifikohet fleksibiliteti i punës – puna jashta objektit, orari punës, periudha të pushimit, dhe benefitet”, shprehet Bela.

Ai mes tjerash thotë se kufiri maksimal i pushimit vjetor nuk duhet të përcaktohet sepse është çështje se si dakordohen punëdhnësi dhe punëtori ose me anë të marveshjes kolektive.

Nga ana tjetër, Biljana Dukovska nga Platforma maqedonase kundër varfërisë për Zhurnal shprehet se ka nevojë për ligj të ri për mardhënie pune sepse kanë ndryshuar trendet.

“Lidhur me marrëveshjet në afat të shkurtë, ne vlersojmë se janë problem i madh nga aspekti i sigurimit sociale dhe kontribuojnë në krijimin e qytetarëve të punësuar të varfër, por edhe çdoherë janë në rrezik nga varfëria që në thelb e tregoi edhe pandemia. Nga ana tjetër jemi kundër shlyerjes së tyre për shkak se shpeshherë do të thonë mbledhje e eksperiencës së punës dhe lejojnë fleksibilitet të të punësuarve. Për këtë arsye është me rëndësi të forcohet dialogu social para se të sillet ligji i ri dhe të përpilohet zgjidhja optimale”, ka deklaruar për Zhurnal, Biljana Dukovska nga Platforma maqedonase kundër varfërisë.

Ndryshe, sipas Agjencisë për Punësim, nga fillimi i pandemisë në mars deri në tetor janë regjistruar 15858 persona të papunë. Të dhënat nga Ministria për punë dhe politikë sociale thonë se 7000 qytetarë e kanë humbur vendin e punës për shkak se kanë pasur marrëveshje në afat të caktuar, rreth 2000 punëtorë kanë dhënë dorëheqje, ndërsa rreth 2500-3000 qytetarë kanë mbetur pa punë për shkak të mbylljes së kompanive gjegjgësht falimentimit.

Ministrja për punë dhe politikë sociale, Jagoda Shapaska javë më parë deklaroi se po punohet për ligj të ri për mardhënie pune, e cila pritet të sillet vitin e ardhshëm.

“Ligji që tani vlemnë është sjellur në vitin 2005 dhe sipas njohurive që kam ardhur nga kontaktet me sektorin e punës deri më tani ka pasur 24 ndryshime që do të thotë se vecmë ka ardhur periudha kur duhet të sjellim ligj të ri për mardhënie pune që do ti pasqyron gjendjen në kohën bashkëkohore”, tha Ministrja Shahpaska.

Sipas të dhënave të Entit Shtetërorë për Statistika, në tremujorin e tretë të vitit, përqindja e vendeve të lira të punës është 1.69%. Më shumë vende të lira të punës, gegjësisht 3227 ka në grupin e pestë për veprimtari shërbyese dhe shitje. Në Agjencinë për Punësim ka shpallje për afro 10 mijë vende të lira të punës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Shekerinska: Mbajtja e maskës është mbrojtja më e mirë, madje edhe më e mirë se vaksina

E.E.

Ulet numri i të infektuarve nga Kovid-19, mjekët amë morën protokoll për mjekim me Ivermektin

Z H

Lëvizja Anti-Bixhoz: Ligji dështoi, të mbyllen lojërat e fatit

E.E.

Boshkovski deri te Mickoski: Merr guxim dhe dil në debat televiziv me mua

admin

Shtresa e mesme më e prekur nga korona, reduktohet importi dhe eksporti – rezultat i “Lock down-it”

admin

Arrestohet polici që sulmoi kolegët e tij

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...