Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Çfarë njeriu me fat: Bleu gabimisht një biletë shtesë, fitoi 2 milionë dollarë

Zhurnal Ads

Një burrë nga Michigan është për 2 milionë dollarë më i pasur pasi aksidentalisht bleu një tiketë shtesë lotarie të “Mega Millions”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Samir Mazahem, 56 vjeç, nga Dearborn Heights, kishte për qëllim të blinte një tiketë në internet për lotarinë e 9 qershorit në mënyrë që ai të luante ditëlindjet e familjes së tij – 01-05-09-10-23.

Pasi e kuptoi se ai harroi të ruajë numrat si të preferuar në mënyrë që të mund t’i luante në të ardhmen, Mazahem hyri në aplikacionin Lottery Michigan për t’i ruajtur ato.

“Ajo që nuk e kuptova është që bleva një biletë të dytë me të njëjtët numra”, i tha ai Michigan Lottery.

“Sapo kuptova se kisha blerë dy bileta me numra identikë, isha pak i nervozuar por nuk mendova shumë për këtë”.

Por “aksidenti” iu shpagua shumë pasi ai zbuloi se po priste dy çmime me nga një milion dollarë secili.

“Nuk mund ta besoja që ishte e vërtetë. Na u deshën disa ditë për të kuptuar që gabimi im u pagua në shumën prej 2 milionë dollarësh”, tha Mazahem.

“Multimilioneri” i ri mori çmimin në selinë e Lotarisë dhe planifikon të blejë një shtëpi dhe të lërë pjesën tjetër të parave si kursime.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Harresa është shenjë e inteligjencës

admin

Mësuesja shtatzënë infektohet dhe ndërron jetë nga COVID-19, pasi kolegët i organizuan baby shower

admin

Këlyshi që jetoi 56 mijë vjet më parë

S.B.

Kapsula me mostra të asteroidit në gjendje shumë të mirë

S.B.

Festa e paraparë me 50 persona “i doli nga kontrolli”, studenti në Britani merr “dënimin më të madh të mundshëm”

admin

NASA zbulon rrezet e ndritshme të dritës në Jupiter

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...