Agjencia Zhurnal.mk

Çfarë parasheh rebalanci i dytë i buxhetit që është në procedurë parlamentare?

Shkup, 9 tetor, zhurnal.mk – Qeveria po e thellon vrimën buxhetore për 170 milion euro që të mund t’i financon masat e reja të pakos covid. Në të njejtën kohë, nga mallërat dhe shërbimet shkurtohen 14 milion euro, ndërsa nga të shpenzimet kapitale 18 milion euro, shrkuan Zhurnal.

Më pak para për mobilje dhe harxhime tjera joproduktive, por nuk ka as qendër klinike të re në Shkup dhe Shtip, paratë për hekurudhën drejt Bullgarisë dhe një pjesë të parave për gasifikim gjuthashtu shkurtohen me propozimin për rebalancin e dytë të buxhetit. Institucionet hoqën dorë nga harxhimet joproduktive dhe nga paratë për projekte të cilat me siguri nuk do të realizohen deri në fund të vitit. Por, megjithastë, shkurtimet janë minimale, kështu që vrima në arkën shtetërore do të duhet të plotësohet me hyrje në borxh (huazime).

“Qasjen nuk e kemi pasur se shkurtojmë një apo projekte tjera, por shkurtojmë atje ku nuk ka realizim deri në fund të vitit. Qasja ishte universale për të gjitha institucionet, për gjithë buxhetin”, thotë Ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Shpenzimet kapitale përsëri shkurtohen për 18 milion euro, pasi me rebalancin në maj ishin shkurtuar për 69 milion euro, ndërsa tani për investime kapitale parashikohen gjithësej 300 milion euro. Paratë për shërbime dhe mallëra tani shkurtohen për 14 milion euro, pasi që në maj ishin shkurtuar për afro 30 milion euro, ndërsa tani parashihen 290 milion euro.

Por, edhe përskaj shkurtimeve, Qeveria dhe një pjesë e institucioneve do të fitojnë më shumë para me rebalancin e buxhetit që tani është në procedurë parlamentare. Qeveria propozon rebalanc të dytë të buxhetit këtë vit, që të mund të realizon pakon e katërt ekonomike për tju ndihmuar qytetarëve për ballafaqimin me pasojat e koronavirusit. Rebalanci i parë ishte bërë në maj, dy muaj pasi filloi kriza. Rebalancin atëherë e solli Qeveria teknike, pasi që Kuvendi në muajin shkurt u shpërbë që të mbaheshin zgjedhjet në prill, por ato u prolonguan për shkak të pandemisë.

Propozimi i tanishëm për rebalanc, duhet të kalon në filtrin e deputetëve, dhe nëse miratohet nga ata, atëherë do të vijon ndihma që e premtoi Qeveria. Që të realizohen premtimet, Qeveria do të duhet të hy borxh sepse arka shtetërore është më e ulët për rreth një miliardë euro, gjegjësisht ka dallim nga paratë që planifikohen të mblidhen nga qytetarët dhe sipërmarrësia si fitime dhe planet e shtetit për harxhime.

Shteti planifikon të mbledh 3.2 miliardë euro, dhe të harxhon 4.1 miliardë euro. Sipas buxhetit të paraparë, deficiti ishte planifikuar në 283 milion euro, me rebalancin në maj vrima buxhetore ishte zgjeruar në 750 milion euro, ndërsa tani planifikohet thellim shtesë nga 170 milion euro me të cilën deficiti do të arrij 920 milion euro.

Rebalanci i sjell më shumë para Qeverisë, gjegjësisht nga të paraparat 200 milion tani do të ketë në disponim 316 milion euro. Qeverisë me rebalancin i jepet më shumë para për administratën, për fondin për inovacione dhe zhvillim teknologjik, për mbështetje për distribuim dhe mediumeve të shtypura (gazetave), për mbështetje informatike të qeverisë, për thithjen e investimeve të huaja direkte dhe zhvillim të zonës së lirë ekonomike, për mbështetje financiare të investimeve. Më shumë para do të ketë edhe për masat për ballafaqimin me Covid-19. Qeveria nga ana tjetër zvogëlon në rroga, kontribute dhe kompensime, në harxhime rrugore dhe ditore, materiale dhe inventarë të thjeshtë, shkruan Zhurnal.

Më shumë para do të ketë për Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, për ambientin jetësorë dhe për ASHAM.

Ministria për Sistem politik dhe mardhënie mes komuniteteve ekziston tanimë një vit dhe kjo ministri do të ketë buxhet më të madh me rebalancin. Një pjesë të madhe të parave i harxhojnë për paga. Ministria do të harxhon më shumë para për reforma në administratën publike dhe transfere. Në dokumentin për rebalanc të buxhetit qëndron se në Ministrinë janë punësuar 1429 persona. Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza shkruajti se në listën pagesore ka më shumë se 1400 persona, por sipas informacioneve që kanë marrë, në suaza të ministrisë realisht punojnë 44 persona. Në këtë ministri bien të ashtuquajturit të punësuar në bazë të marrëveshjes kornizë, të cilët marrin rroga, ndërsa nuk janë shpërndarë në vende pune.

Ministria e Shëndetësisë e cila e udhëheqë luftën kundër Covid-19 me rebalancin do të ketë më pak para, gjegjësisht i shkurtohen afro 11 mkilion euro. Shkurtohet nga paratë për mbështetje të fondeve sociale, nga paratë për pajisje medicinale për Shtëpit Publike të Shëndetit, shkurtohet për ndërtimin e qendrave Klinike në Shkup dhe Shtip, shkrutohet nga paratë për edukim të mjekëve dhe personelit medicinal. Ka më shumë para për mbrojtje shëndetësore dhe prevenim, pastaj për imunizim të obligueshëm, për personat e varur, participim të personave të siguruar, për sigurimin e insolinit. Nuk ka më shumë para për paga dhe kontribute, por ka më shumë për harxhime rrugore dhe ditore dhe për materiale dhe invertarë. Për dyfish zvogëlohen shpenzimet kapitale në Ministri.

Me rebalancin ulen paratë për Presidentin e shtetit, Parlamentin, një pjesë të minsitrive, të agjencioneve, komisioneve shtetërore, inspektorateve. Me rebalancin shkurtohen edhe paratë për hekurudhën deri në Bullgarinë dhe për gasifikim, për shkak se edhe ashtu nuk realizohen.

“Në projektin për hekurudhën Koridor 8 është ulur shuma e mjeteve për shkak se në fazën e parë kompania është tërhequr, kështu që tani ne bëjmë plan për atë se si përmes vendimit në Qeveri të vazhdojmë. Pjesa e parë dhe e dytë planifikojmë të hy si projekt i përbashkët dhe shumë shpejtë do të shpallim thirrje të re për zbatues e cila do të vazhdon me ndërtimin”, tha Ministri për Transport, Bllagoj Boçvarski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Një pjesë e institucioneve mbeten me buxhetin e njejtë që iu është caktuar më parë. Minsitria e Mbrojtjes ka buxhet më të ulët, por rriten paratë për integrimin në NATO. Ministria e Arsimit, dhe inspektoratet në lëminë e arsimit kanë më pak para. Por më shumë para ka Agjencia Kombëtare për programe europiane dhe mobilitet. Shkurtohen paratë për ndërtimin dhe rikonstruimin e shkollave të reja, sallave sportive dhe konvikteve studentore.

Shkurtohen paratë edhe për pushtetin gjyqësorë, prokurorinë publike dhe Avokatin e Shtetit.

Qeveria po e bën rebalancin e dytë të buxhetit që të mund të mundësohet pakoja e katërt e masave ekonomike e cila peshon 470 milion euro. Që të mundësohet kjo, shteti do të hy në borxh, por brenda, jo në tregun e huaj. Qeveria planifikon që të hy në borxh te bankat vendore dhe të harxhon para nga depozitet shtetërore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...