Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Çfarë pas vetos bullgare, takim liderësh apo debat parlamentar?

Shkup, 19 nëntor, zhurnal.mk – Një ditë pasi Bullgaria e bllokoi rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut për shkak të çështjeve të pazgjidhura në relacion Shkup-Sofje, strategjia e qeverisë në raport të vendosjes së brendshme drejt problemit nuk do të ndryshon. Deri tani nuk është planifikuar takim liderësh ose format tjetër në të cilën do të përfshihet edhe opozita. Nga kabineti i Presidentit thonë se deri më tani nuk ka paralajmërime për thirrje të takimit të liderëve për shkak të ndodhive me Bullgarinë.

Nga Qeveria thirren në deklaratën e Kryeministrit Zoran Zaev, duke thënë se nuk ka nevojë për takim liderësh sepse ka pasur strategji të qartë dhe kërkuan konstruktivitet nga gjithë aktorët politik.

“Nuk shoh arsye për takim liderësh. Sidomos me person i cili nuk ka qëndrim për asnjë çështje të rëndësishme nacionale ose strategjike”, tha Zaev.

Profesori universitar, Jove Kekenovski thotë se liderët politik duhet të vendosin gishtin në kokë dhe të vetëdijësohen. Ai shprehet se liderët duhet të ulen dhe të merren vesh se çfarë është ajo që quhet interes nacional.

“Është e duhur që liderët të vendosin gishtin në kokë dhe të vetëdijësohen se përvec pozitave të tyre dhe jetës luksoze, ka qytetarë që qëndrojnë pas tyre dhe që duhet të bartin llogari për të tashmen dhe të ardhmën të këtyre qytetarëve. Domethonë duhet të ndalojnë me këto lojëra fëmijësh të përplasjeve mes tyre, dhe të ulen të merren vesh se çfarë është ajo interesi nacional dhe së bashku të veprojnë”, ka deklaruar për Zhurnal, Jove Kekenovski, profesor universitar.

Se këtë muaj deri në dhjetor vijojnë negociata intensive në tentim të gjindet zgjidhje, paralajmëroi edhe ministri gjerman për Evropë, Mihael Roth pas takimit në Këshillin për çështje të përgjithshme në të cilën, Bullgaria ashtu siç pritej, e bllokoi kornizën negociuese për vendin. Në deklaratën e politikanit gjerman u thirrë edhe Kryeministri Zaev i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se deri në dhjetor ekzistojnë ende mundësi.

“Mosvendimi në takimin në Bruksel është një disfatë për idenë e BE-së, por në të njëjtën kohë u konfirmua në deklaratën e kryetarit, Ministrit gjerman për Çështjet Evropiane Michael Roth, tha se ka ende mundësi deri në dhjetor. Ne duhet të vazhdojmë në frymën e dialogut, jo përmes konflikteve, për të arritur zgjidhje. Në situata të tilla është shumë e lehtë për të goditur njëri-tjetrin në gjoks, por qëllimi ynë është të jemi racionalë dhe t’i lëvizim gjërat sipas pritjeve të njerëzve tanë, dhe kjo është të shkosh më tej drejt BE-së”, shkroi Zaev.

Nga ana tjetër, opozita e kërkon dorëheqjen e tij. Në kumtesën partiake thuhet se mashtruesi Zoran Zaev premtoi dhe gënjeu se do të jep dorëheqje nëse nuk ka datë për negociatat.

“Zoran Zaev është i paaftë për ta përmbushur premtimin se do të largohet nëse nuk ka sukses në planin e integrimeve evropiane. Zaevi e mori pushtetin me dy premtime të rrejshme: jetë për të gjithë dhe negociata me BE-në, thanë nga VMRO-DPMNE.

Analisti politik, Blerim Hyseni thotë se ndoshta do të ishte mirë që takimi i liderëve të mbahej para vetos sepse nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë krijoi përshtypjen se do të tejkalohen të gjitha mosmarreveshjet dhe u krijua opinion se tanimë proceset eurointegruese u debollkuan dhe është çeshtje kohe fillimi i negociatave. Sipas tij kjo veto ishte nje tush i ftoftë për Maqedonine e Veriut.

“Ndoshta seanca parlamentare do ta veshtirësonte edhe më shumë procesin sepse qëndrimet diametralisht të kunderta ndërmjet LSDM ne pushtet dhe VMRO ne opozitË janË botËrisht tË njohura dhe sdi se çfare do teë prodhonte një debat i tillë përvec thellim të ndasive sëpari ndërmjet vet subjekteve politike por edhe do ti shtoheshin argumente Bullgarisë për pretendimet e saja përballe Maqedonisë. Ndoshta do të ishte një kunder efekt në procesin e zgjidhjes së kontesteve ndërmjet dy vendeve”, shprehet për Zhurnal, Hyseni.

Ndryshe, një ditë pas vetos bullgare për fillim zyrtar të bisedimeve të vendit me BE-në, një varg reagimesh në rajon dhe më gjerë. Reagim arriti edhe nga Parlamenti Evropian, i cili konsideron se bllokada nga Bullgaria për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut e pengon pajtimin në gjithë rajonin. SHBA-ja, i bën thirrje Sofjes dhe Shkupit që t’i zgjedhin kontestet ekzistuese bilaterale jashtë procesit të bisedimeve që të arrihet qëllimi i përbashkët – anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE.

Qeveria i jep shans procesit përmes Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë të cilën e konsideron si kornizë të shkëlqyer për gjetjen e zgjidhjes, duke potencuar se identiteti kombëtar maqedonas thjeshtë është e pamundur që të jetë mjet i bisedimeve.

Postime të ngjashme

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Filloi rikonstruimi i rrugës 116 në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të marrë 3 milion euro me rishikimin e buxhetit

Dafina Vidishiqi

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...