Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Çfarë pasurie posedojnë Ministrat në Qeverinë “Zaev”?

Zhurnal Ads

Shkup, 15 tetor, zhurnal.mk – Në ueb faqen e Komisionit Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit nuk ka të dhëna për pronën e zv/kryeministrit për luftën kundër korrupsionit Nikollovski. Grubi gjithçka që ka cekur është në emër të tij, Besimi është ai që ka më shumë pronë nga ministrat e ri, Boçvarski në emër të tij ka veturë, Shahpaska ka pronë të trashëguar por nuk potencon vlerën. Disa nga ministrat kanë edhe kredi, shkruan Zhurnal.

Zv/kryeministri i angazhuar për luftën kundër korrupsionit Lupço Nikollovski, kolegu i tij për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministrja e kulturës Irena Stefoska, janë pjesë e anëtarëve të ri të Qeverisë për të cilët nuk ka të dhëna nëse kanë dorëzuar listë anketuese deri te Komisioni Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit. Në ueb faqen e KSHPK nuk ka të dhëna për atë se çfarë prone posedojnë personat në fjalë. Ministrat kanë afat prej 30 ditëve që kur emërohen në funksion të dorëzojnë listë anketuese për pronën që e posedojnë. Përbërja e re qeveritare ishte zgjedhur më 30 gusht të këtij viti.

Një pjesë e madhe e ministrave deri më tani ishin pjesë e qeverisë, dhe me këtë të dhënat e tyre ishin publikuar, por nga ministrat e sapoemëruar, një pjesë e tyre ende nuk e kanë përmbushur obligimin. Zv/kryeministri i parë Artan Grubi gjithçka që ka cekur në listën anketuese është në emër të tij, një pjesë e ministrave të ri në emër të tyre i kanë vetëm veturat, ndërsa një pjesë e madhe pronën e kanë në emër të prindërve. Ministrat e ri kanë edhe kredi.

Grubi gjithçka që ka potencuar në listën anketuese është në emër të tij

Prona e zv/kryeministrit të parë Artan Grubi vlerësohet rreth 141 mijë euro. Në listën anketuese ka potencuar se posedon banesë prej 115 m2 në Shkup në vlerë prej 100 mijë euro. Ai në emër të tij ka edhe një veturë më të re dhe një më të vjetër. Modeli më i vjetër i Citroen Xsara në vlerë prej 1000 euro, ndërsa vetura më e re Audi në vlerë prej 10 mijë euro, qëndron në të dhënat e dorëzuara deri te Komisioni Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit. Grubi në emër të tij ka edhe depozite bankare në vlerë rreth 14 mijë euro. Në devizen ka potencuar se nuk ka mjete, në kartelën pagesore shkruan se ka 140 mijë denarë ose rreth 2300 euro. Pothuajse aq (138 mijë denarë) ka depozit në Stopanska Banka dhe 156.900 denarë ose rreth 2600 euro në Bankën Komerciale. Në listën anketuese është potencuar se ka legalizim të mbindërtimit të objektit në vlerë prej 1 milion denarëve, ose rreth 16 mijë euro.

Lupço Nikollovski është zv/kryeministër për luftën kundër korrupsionit. Për të tani nuk mund të gjenden të dhëna në KSHPK. Më parë e ka ushtruar funksionin e Ministrit të Bujqësisë. Nga të dhënat e mëparshme ai ka poseduar banesë prej 33 m2 në Kriva Pallankë dhe veturë Reno Clio. Prona tjetër është e prindërve të tij dhe veturë e vëllaut të tij, shkruan Zhurnal.

Zv/kryeministri Fatmir Bytyqi i obliguar për çështje ekonomike, koordinim të resoreve ekonomike dhe investime, gjithashtu nuk ka të dhëna deri te KSHPK për gjendjen e pronës.

Çfarë prone posedon Mariçiq

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq nga prona personale ka model më të vjetër të veturës Citroen C4 në vlerë prej 3000 euro. Nga prona e përbashkët ka banesë në Shkup prej 65 m2 në vlerë prej 60 mijë euro, dhe ka dy kredi, njëra në vlerë prej 3000 euro që do të duhet ta paguaj deri në fund të vitit, ndërsa tjetrin prej 50 mijë eurove që duhet ta kthejë deri më vitin 2047. Në pronë të fëmijëve ka edhe dy depozite devizë prej 1100 euro në fondin investues, gjithashtu në pronë të fëmijëve ka dhe depozitë në denarë në vlerë prej 15 mijë denarëve.

Shahpaska ka trashëguar pronë në të cilën nuk është potencuar vlera

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska ka pronë të trashëguar në Manastir dhe pronë nga burri në Berovë dhe Shkup. Për pronën në emër të saj nuk është potencuar vlera, vetëm për pronën nga prona bashkëshortore ka se vlenë 95.800 euro. Në listën anketuese ministrja ka potencuar se nga prona personale në Manastir posedon dy banesa me nga 81 m2, dy hapsira ndihmëse nga 17 dhe 73 m2, posedon objekt ndihmës prej 18 m2 dhe tokë prej 111 m2. Ministrja posedon edhe oborr prej 212 m2 dhe garazhë prej 17 m2. Për secilën prej këtyre nuk potencohet vlera. Gjithë këto janë marrë me trashëgimi në vitin 2016. Si pronë personale është potencuar se ka veturë golf prej 2009, i arritur me marrëveshje shitblerëse, por edhe për këtë veturë nuk potencohet vlera.

Besimi peshon më shumë se 480 mijë euro

Ministri i Financave Fatmir Besimi, nl emër të tij dhe në emër të bashkëshortes posedon pronë, veturë dhe depozite në vlerë prej 480 mijë euro. Ai e ka potencuar edhe pronën nga prindërit. Besimi, ku në të kaluarën ka qenë në disa poste ministrore, ndërsa ishte edhe zv/kryeministër në emër të tij në listën anketuese ka potencuar se ka depozitë në denarë në dy banka edhe atë Stopanska dhe Shparkase në vlerë prej 27 mijë euro. Në emër të tij ka potencuar edhe firmën ECONNOVIA, Shoqërinë për konsalting dhe hulumtim ku ka qenë edhe drejtor nga prilli deri në gusht të këtij viti. Vlera e firmës është 6 mijë euro. Si pronë e përbashkët ka shtëpi në Shkup prej 410 m2 në vlerë prej 280 mijë euro dhe banesë prej 108 m2 gjithashtu në Shkup në vlerë prej 93 mijë euro. Në emër të bashkëshortes janë potencuar vetura Xhip Kompas e vitit 2018 në vlerë prej 36 mijë euro. Në listën anketuese të ministrit është potencuar edhe prona e prindërve edhe atë objekt banesor në Tetovë prej 404 m2, shtëpi gjithashtu në Tetovë prej 160 m2, pastaj tokë bujqësore dhe ndërtimore në fshatin Bogovinë. Prona e prindërve vlersohet rreth 385 mijë eurove.

Hoxha në emër të tij nuk posedon pronë të patundshme

Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha në emër të tij posedon veturë dhe kredi por jo edhe pronë të patundshme. Ka pasat të vitit 2015 i cili kushton 15 mijë euro. Ministri ka kredi për rreth 12 mijë euro, me afat të kthimit deri në vitin 2025. Në emër të bashkëshortes gjithashtu ka borxh prej 18 mijë euro, i marrë gjatë vitit të kaluar me afat të pagimit prej 10 vjetë, dhe në emër të prindërve kredi prej 53 mijë euro. Prona tjetër është në emër të prindërve dhe vlerësohet rreth 300 mijë euro. Në listën anketuese është cekur banesa dhe garazha në Shkup dhe banesa në Strugë, pastaj vetura mercedes i vitit 2003 dhe shtëpi me tokë bujqësore dhe hapsirë magazine në fshatin Krani në Resnjë. Prona në Kranje është marrë me trashëgimi. Potencohen edhe letra me vlerë, për të cilën nuk ka të dhëna tjera. Në biografinë e tij është cekur se nga viti 2009 është themelues dhe udhëheqës i kompanisë private nga lëmia e prodhimtarisë dhe tregëtisë. Ai vendin e udhëheqësit të kompanisë ia ka lëshuar bashkëshortes së tij.

Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska nuk ka dorëzuar listë anketuese në KSHPK.

Shaqiri posedon tre vetura dhe tre kredite

Ministri për Shoqëri Informatike Jeton Shaqiri në emër të tij nuk ka pronë të patundshme, ka tre vetura, tre kredite. Ai ka Citroen prej 6000 eurove, Audi prej 11000 euro dhe Ford prej 2000 euro. Në emër të bashkëshortes së tij ka banesë prej 81 m2 në Shkup në vlerë prej 49 mijë euro dhe ari në vlerë prej 5 mijë euro. Prona tjetër është në emër të prindërve të tij. Në listën anketuese në emër të prindërve është cekur shtëpia, dy toka dhe pronë afariste në Strugë, vetur golf dhe tokë në fshatin Frantovë. Prona vlerësohet për rreth 352 mijë euro.

Boçvarski në emër të tij ka BMW

Bllagoj Boçvarski, ministër i transportit dhe lidhjeve, i cili më parë ka qenë edhe kryetar i Komunës së Shtipit, në emër të tij ka veturë BMW në vlerë prej 20 mijë euro, në librezën devizore ka 797 euro, dhe në kartelën pagesore në të cilën ka rreth 5000 euro në vlerë të denarëve. Pjesa tjetër e pronës është e prindërve. Ata kanë shtëpi në Shtip, tokë në Probishtip, banesë prej 49 m2 në Shkup, dy motorë, letra me vlerë etj. Prona e tyre vlerësohet rreth 222 mijë euro.

Nga ministrat e vjetër, njëri nga ata më me pronë është ministri i ambientit jetësor Naser Nuredini. Pastaj pason Milla Carovska e cila tani është ministre e arsimit. Ajo në listën anketuese ka cekur pronën e saj personale, të prindërve dhe të vëllaut. Nuredini ka banesë në Austri, Carovska ka potencuar pronë të prindërve në Kanadë. Zv/kryeministri Dimitrov mes tjerash ka banesë në Holandë. Kryeministri Zaev nuk ka pronë në emër të tij, përvec hua nga viti 2012 në vlerë prej 71 mijë euro. Ai ka pronë në emër të prindërve të tij, të bashkëshortes dhe të fëmijëve.

Postime të ngjashme

Dr. Beqarovski: Më 11 Tetor mund të festojmë fitoren ndaj Covid 19

T E

Filipçe-Byrnes: SHBA është partneri jonë strategjik në forcimin e sistemit shëndetësorë

Xhenur Iseni

Hasani: Zyrtarët duhet të jenë shembull për qytetarët, jo t’i shkelin rregullat

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...