Çfarë po ndodhë me çiftet e reja, çfarë po i nxit të divorcohen?

nga I.A

Shkup, 10 mars – Divorcet nuk vijnë vetvetiu deri te kjo fazë ndikojnë faktorë të shumtë të cilët do të përmenden në tekstin në vazhdim. Shqetësuese është që çiftet e shëndosha bëjnë planifikim familjar që të kenë një më së shumti dy fëmijë, e çiftet jo stabile rrugën e shpëtimit e kanë divoricin. Familja është në krizë e kjo shkakton krizë të thellë për shoqërinë, rritja e numrit të divorceve, në një kohë kur numri i martesave është ulur është alarm shqetësues, shkruan Zhurnal.

Rritet numri i divorceve ndërkaq ulet numri i martesave –

Martesat dikur shiheshin si të përjetshme, por sot gjithnjë e më shumë çifte po zgjedhin divorcin si zgjidhjen e fundit, ose ndoshta të vetmen. Sipas raportit të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, në tre muajt e fundit të vitit që lamë pas, janë divorcuar 601 çifte, që krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë është rritur për 23,9 për qind. Sipas të njëjtit raport, është ulur edhe numri i çifteve që zgjedhin martesën, ku brenda tre muajve janë lidhur 2 430 kurorëzime, që krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë është shënuar ulje prej 14.7 për qind.

Njohësit e rrethanave sociologjike dhe psikologjike, thonë se vendimi I shpejtë për martesë është një prej shkaktarëve kryesorë që çojnë në divorc.

“Mendoj se si shkaqe kryesore dhe ato që e tregojnë hulumtimet e fundit janë se çiftet apo partnerët që vendosin të ndajnë jetën bashkë, nuk e njohin njëri-tjetrin. Domethënë është mosnjohja mes tyre dhe të interesave. Për shkak se para martesës ka shumë momente interesante, ku normal është punë emocionale, punë ndjenjash dhe aty logjika nuk është aq edhe shumë e qartë, por në fakt pas martesës, kur ata fillojnë të jetojnë bashkë dhe fillojnë ta njohin njëri-tjetrin besoj se atëherë fillojnë të dalin në sipërfaqe gjëra që nuk janë parë në kohë“, tha Fatime Ziberi, psikologe, për Alsat.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e katërt të vitit 2024, është ulur edhe numri i lindjeve në vend. Kanë lindur 3.968 fëmijë, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i tyre është ulur për 4.2 %. Në tremujorin e katërt të vitit 2024 kanë vdekur 5.174 persona, nga të cilët 10 foshnje, që shënon ulje prej 1.0 % në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2023. Shtimi natyrorë është negativ -1.206, që do të thotë, se numri i lindjeve është më i ulët se numri i vdekjeve.

Shkaqet dhe pasojat e divorceve –

Familja është në krizë e kjo shkakton krizë të thellë për shoqërinë, rritja e numrit të divorceve, në një kohë kur numri i martesave është ulur është alarm shqetësues. Shkaktarët e divorceve janë të shumtë dhe nga më të ndryshmet.

Hapja e shoqërisë, urbanizimi, emigrimi, lëvizjet migratore brenda vendit, liria individuale, rritja e pavarësisë ekonomike të gruas, dukuritë e panjohura më parë si përdorimi i substancave, i lojërave të fatit, përdorimi i alkoolit etj. kanë bërë që martesa të gjendet nën të gjitha këto faktorë. Këto shihen si arsyet kryesore që po çojnë çiftet drejt ndarjes.

“Për shumë njerëz martesa nuk është ajo lidhje partneriteti po aq e domosdoshme sa më parë. Në rast se njerëzit kanë pakënaqësi nga martesa dhe kanë mundësi ekonomike të mira, ata mendojnë se e kanë nuk e kanë të vështirë jetën. Sot nuk më është aq turp sa ka qenë, që të jesh i apo e divorcuar. Shpesh herë divorcet ndodhin sepse tek partneret zhgënjehen pritshmëritë ndaj këtij institucioni, pra kur në martesë ndodh më pak sesa kanë pritur. Në këto 30 vite integrimi në shoqërinë tonë ka ardhur në rënie. Shoqëria në dallim sa ka pas qenë, është e paqëndrueshme, ka ndryshuar dhe ndryshon, urbanizimi dhe lëvizjet e qytetarëve po zvogëlojnë lidhjet shoqërore dhe kjo ka bërë që edhe normat shoqërore të sjelljes të ndryshojnë. Studiuesit kur trajtojnë divorcin përqëndrohen në shumë drejtime si: mosha e lidhurve në martesë, dallimet në të ardhura, dallimet në arsimim, niveli i të ardhurave familjare, mënyra e jetesës para dhe gjatë martesës, shkalla e pranueshmërisë së divorcit nga prindërit dhe nga të afërmit e partnerëve të lidhur në martesë, integrimi, frekuentimi apo shkalla e besimit fetar etj. Duke parë statistikat e gjyqësorit ndër shkaqet që na çojnë ne shqiptarëve në divorc mund të përmendim: dhunën, dallimet në karakter, tradhtia bashkëshortore, vështirësitë ekonomike, kur njëri nuk lind, pëdorimi i substancave të ndaluara etj”, thotë socialogia Entela Binjaku për reportersalbania të përgatitur nga Fjona Çela.

Procesi i zgjidhjes së martesës përtej problematikave të shumta që mbart, përbën një kosto emocionale edhe për fëmijët, të cilët janë ata që vuajnë më së shumti pasojat e të gjitha konflikteve mes prindërve. Fakt shqetësues në këtë situatë është se nënat përgjithësisht ndeshen me mospagesën e pensionit ushqimor nga baballarët, ndërsa këta të fundit jo rrallë herë kanë pengesa në takimet me fëmijët e tyre. Nuk përjashtohen edhe rastet kur prindi ka të deklaruar vetëm pagën minimale dhe jo aq sa paguhet realisht, rastet kur është i papunë apo emigrant që nuk ka asnjë të ardhur të deklaruar. Pikërisht në bazë kë kësaj page, gjykata vendos dhe detyrimin ushqimor, ku në rastet e përmendura më sipër, babai nuk dërgon pagesë për fëmijët, detyrimin ushqimor, dhe rrjedhimisht janë nënat ato që u bie barra të përballojnë të gjitha shpenzimet e fëmijës.

Kushtet ekonomike janë shkak kryesor që i shtyjnë gratë të mos e zgjidhin martesën, por edhe ato që arrijnë divorcin hasin shumë vështirësi e probleme, ku përveçse paragjykohen nga shoqëria apo familja, jo në pak raste mbeten pa punë, pa shtëpi e pa të ardhura të mjaftueshme. Ndaj në thelb, divorci mbetet një proces i vështirë. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More