Agjencia Zhurnal.mk

Çfarë po ndodhë, përsëri shtyhet mbledhja për të përcaktuar protokolet për procesin mësimor

Shkup, 11 gusht – Zhurnal.mk – Mbledhja që duheshte të mbahet sot mes KSI-së dhe MASH-it, në lidhje me protokolet për mënyrën e rrjedhjes së procesit arsimor nga 1 shtatori, është shtyrë për nesër, informon Zhurnal.

Këtë për MIA-n e ka konfirmuar drejtori i QSHP-së, Aleksandar Stojanov.

Edhe pse ishte paralajmëruar se më 10 gusht do të finalizoheshin të gjitha protokolet për fillim të vitit shkollor 2020/2021 në kushte pandemia, mbledhja dje përfundoi pa kokluzione dhe me njoftim se do të vazhdojë sot.

MSH informoi se bisedimet vazhdojnë me qëllim të gjendet dhe dakordohet zgjidhja më e sigurtë për mënyrën e zhvillimit të mësimit dhe se vendimi final për mënyrën e rrjedhjes së mësimit do ta ketë Ministria e ARsimit.

“Komisioni për Sëmundje Ngjitëse i ka përgatitur masat për mbrojtje dhe protokolet e nevojshme që duhet të kihen kujdes për mbrojtje të fëmijëve dhe mësimdhënësve gjatë procesit mësimor. Gjithsesi, vendimi final për fillim të vitit shkollor dhe mënyrës së mësimit, është në kompetencë të Ministrisë së Arsimit”, deklaruan nga Ministria e shëndetësisë.

Zv.ministrja e arsimit, Elizabeta Naumovska dje deklaroi se është biseduar për propozimet për kohëzgjatjen e orëve mësimore dhe se të njejtat do të shkurtohen.

Gjithashtu janë paraparë ndihma për komunat për mirëmbajten e higjienës në shkolla dhe furnizim me mjete higjienike dhe dezinfektuese.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...