Çfarë roli do të ketë sektori privat në procesin eurointegrues?

nga I.A

Shkup, 7 mars – Sektori privat është forca shtytëse e mbështetëse e sketorit publik. Pra, kemi të bëjmë me një zinxhir që duhet të funksionjë secila hallkë. Aq më shumë kur flasim për procesin më të ndërlikuar në vend, atë, eruointegrues, fillimi i të cilit ka gjenezë por fundi assesi të dihet. Secili sektor e secila fushë luan rol të rëndësishëm. Por, zhvillimi ekonomik i vendit, përgatitja e kompanive brenda vendit për të qenë të gatshme për tu përballuar e bashkëpuunuar me tregun e BE-së është nismë e duhur dhe shumë e nevojshme. Nga kjo mund të konstatohet që edhe sektori privat ka rol të jashtëzakonshëm në këtë proces, shkruan Zhurnal.

Sektori privat do të jetë një ndër forcat kyçe shtytëse në procesin eurointegrues të vendit –

Kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski sot mbajti takim pune me ambasadorin e BE-së në RMV, Mihalis Rokas.

Në takim, fokusi kryesor i bisedimeve ishin perspektivat ekonomike të vendit në kontekst të procesit eurointegrues, mundësitë për përshspejtim të procesit dhe gatishmëria e ekonomisë së vendit të marrë rol aktiv në përmbushjen e kritereve dhe obligimeve të cilat dalin nga i njejti.

Siç kumtuan nga Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut, Azeski e njoftoi Rokasin me gjendjet momentale ekonomike në vend, hapat të cilat Oda ekonomike i ndërmerr për përgatitje dhe përforcim të konkurrencë së kompanive tona, me qëllim që të jenë gati për tregjet e BE-së dhe harmonizim me legjislaturën e BE-së, përfshsirjen e Odës në nismat rajonale dhe bashkëpunimin me institucionet e BE-së.

Në bisedë, ambasadori Rokas theksoi se nevojitet guxim politik që Maqedonia e Veriut të vazhdojë përpara, por theksoi se e inkurajon fakti që ektori afarist e mbështetë procesin eurointegrues dhe paralajmëroi se në të ardhmen sektori privat do të jetë një prej forcave kyçe shtytëse.

Në takim, në të cilin mori pjesë edhe sekretarja e përgjithshme e Forumit investues të Odës (BP6-KIF) Tatjana Shterjova Dushkovska, u hap edhe çështja për aktivitetet e Odës ekonomike në plan rajonal.

Ambasadori Rokas e përshëndeti nismën për krijim të Biznis-Klubit Evropa pranë Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, nismë kushtuar mbëhstetjes së kompanive të vendit në procesin e integrimit ekonomik në BE.

Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së ka zanafillë të hershme –

Maqedonia e Veriut si shtet i pavarur nga 8 shtatori i vitit 1991, është pozicionuar në drejtim të anëtarësimit në BE si veprim strategjik i domosdoshëm për zhvillim të shtetit. Pra, rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian ka filluar menjëherë pas pavarësimit, ndërsa zyrtarisht më 17 dhjetor të vitit 2005 Këshilli Evropës vendosi që Republikës së Maqedonisë, atëherë, ndërsa sot RMV-së, statusit shtet kandidat për anëtarësim në BE. Më 17 dhjetor të po këtij viti, 2023, RMV mbush plot 18 vite po me të njëjtin status vetëm shtet kandidat, pa marrë datën për fillim të negociatave.

Por, a është i nevojshëm ose i mjaftueshëm vetëm aplikimi e interesi i një shteti për t’u anëtarësuar në BE?, sigurisht që jo. Bëhet fjalë për disa kushte që duhet plotësuar secili shtet i interesuar për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Mirëpo, për çfarë kushtesh bëhet fjalë, flitet për kushte që janë vështirë për t’u plotësuar apo mungesë e seriozitet të shteteve kandidate në përgjithësi, e në veçanti të shtetit tonë?, janë çështje të diskutueshme

Kujtojmë se, pengesa më e madhe për mos marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut është shteti Bullgar, që në mënyrë të drejtpërdrejt pengohet edhe Shqipëria. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat Bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE. Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në.

Ndryshe, zgjidhja e vetme është bazuar në planin franko-gjerman përmes të cilit Maqedonia e Veriut është e obliguar të bëjë ndryshime kushtetuese dhe të fusë bullgarët si pjesë integrale në Kushtetutën e vendit. Por, për këto ndryshime nevojiten 80 vota të deputetëve që shumica aktuale parlamentare e ka të vështirë t’i sigurojë, pasi opozita maqedonase kundërshton ashpër e opozita shqiptare ka vendosur dy kushte. Përmes këtij plani arrihet marrëveshje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por esenciale janë ndryshimet kushtetuese që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More