Agjencia Zhurnal.mk

Çfarë tha Mozzik në Aerportin e Baselit? Gazeta zvicerane jep detaje të reja për largimin e Loredanës

Gazeta zvicerane 20 minuten ka publikuara fotografi të reja ku reperja Loredana shihet në aeroportin e Baselit me bashkëshortin e saj, Mozzik. Të dy janë nisur për në Prishtinë.

E njëjta gazetë që publikoi hulumtimin për reperen Loredana, që akuzohet se e mashtroi një cift zviceran dhe ua moi 900 mijë franga, ka nxjerrë fototgrafi kur reperja shihet në Aeroportin e Baselit.

Në fotografitë e publikuara Loredana shihet bashkë me Mozzikun derisa nxjerrin valixhet e tyre, transmeton Gazeta Express.

Një lexues i ka thënë gazetës zvicerane se Loredana ishte fshehur me një kapuç të zi.

“Ajo u fsheh prapa një palë syze dielli dhe kuq buzësh të kuq. Nuk mund të shihej fytyra e saj”, ka thënë lexuesi i gazetës.

Lexuesi thotë se është adhurues i Mozzikut dhe është ndalur e ka folur me çiftin.

“Mozzik ma dha dorën. U ndalëm dhe pimë një cigare pastaj më tha se po shkonte në Kosovë për ‘biznes’. Loredana, që po ashtu ma dha dorën, ishte mjaft kaotike”, ka thënë ai lexues.

Ai thotë se nuk e dinte për skandalin e Loredanës, dhe këtë ia kishte treguar motra e tij pak caste pasi çifti ishin larguar nga parkingu i aeroportit.

Gazeta Express raportoi para pak çastesh se çifti janë nisur në Prishtinë dhe do të priten që arrijnë në Prishtinë në orën 19:40. /Express/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...