Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Chadwick Boseman nderohet me një çmim në “MTV Movie & TV Awards 2021” për rolin në “Ma Rainey’s Black Bottom”

Chadwick Boseman, Rege-Jean Page dhe Elizabeth Olsen, ishin ndër fituesit në “MTV Movie & TV Awards 2021”.

Ceremonia, e votuar nga fansat, u zhvillua në Hollywood Palladium në Los Angeles, e kompletuar me një audiencë pas një viti për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Filmi romantik i Netflix “To All The Boys: Always And Forever” – fitoi për filmin më të mirë ndërsa Disney + Marvel i WandaVision u shpall emisioni më i mirë.

Boseman, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 43 vjeçare pas një beteje katërvjeçare me kancerin e zorrës së trashë, fitoi për interpretimin më të mirë në një film për rolin e tij të fundit në filmin “Ma Rainey’s Black Bottom”.

Olsen fitoi për performancën më të mirë në një shfaqje në rolin e Scarlet Witch në WandaVision.

Scarlett Johansson, e cila ka luajtur në “Marriage Story”, “Jojo Rabbit” dhe filmat e Marvel, çmimin ia dedikoi të gjithë atyre që kanë punuar me të gjatë gjithë karrierës.

Ceremonia gjithashtu përfshinte yje të tjerë si: Henry Golding, Lin-Manuel Miranda and Mandy Moore.

Aktori i ndjerë këtë vit u nderua edhe nga “SAG Awards” e po ashtu edhe nga “Golden Globes”.

Postime të ngjashme

U largua nga ‘Portokallia’, Lei Kraja tregon arsyet

D V

I shkroi gabimisht në Instagram, Shkurte Gashi zbulon se si nisi lidhja e dashurisë me Albert Limanin

D V

Erkand Qerimaj del i pari në baterinë B me 338 kilogramëve në dygarësh për peshën 81 kilogramë

D V

A e ngacmojnë vajzat Ledrin? Kjo është përgjigjja epike e Sarës

D V

Zaimina Vasjari la anash muzikën emërohet në postin e rëndësishëm të sektorit publik

D V

“Kiss my A**”, Vesa Smolica pozon me të pasme të kthyera nga kamera

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...