Challandes: Fitore e merituar dhe shumë e rëndësishme

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas fitores ndaj Gjeorgjisë si mysafirë me rezultat 1-0

 

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Vedat Muriqi, ku topi u devijua paksa nga një mbrojtës.

Pas ndeshjes, Challandes është ndarë i kënaqur, derisa e vlerëson fitore të merituar.

“E filluam shumë mirë ndeshjen, kishim shumë shanse dhe e patëm epërsinë me plot meritë”.

“Konsideroj se ishte një fitore e merituar! Luftuam bashkë. Kjo fitore është një fitore e skuadrës”.

“Për mua ishte shumë më rëndësi që të japin një fitore kolektive. Është një hap i parë i mirë”, ka thënë Challandes.

Related posts

Mësohen ngjyrat e fanellave me të cilat do të luajnë Anglia dhe Italia në finalen e Euro 2020

D V

Messi dhe Neymar nuk ftohen për ndeshjen e sotme të PSG-së ndaj Brest në Ligue 1

D V

Realizoi het-trik, mirëpo Haaland dhuroi edhe ‘huqjen’ e mbrëmjes te Norvegjia

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More