Challandes flet për ardhjen e Domgjonit dhe çfarë pret nga ai

Bernard Challandes ka folur kritikat që ka marrë për zëvendësimet e pakta që ka bërë në ndeshjet e fundit, por edhe ato të vonshme.

Strategu i Kosovës ka bërë të ditur se duhet shikuar edhe pjesën e përgatitjes fizike të disa lojtarëve, andaj nuk mund të rrezikojë me lojtarë që nuk po luajnë shumë te skuadrat aktuale.

“E di që jam kritikuar për zëvendësimet e pakta që kemi bërë në ndeshjet e kaluara, por që duhet të shikojmë gjendjen fizike të disa lojtarëve që nuk luajnë shumë te skuadrat e tyre”, ka deklaruar Challandes.

“Shpresojm që Toni Domgjoni të marrë dritën e gjelbër që të na bashkohet dhe të jetë pjesë e jona”.

“Ne tentojmë çdo herë që të afrojmë lojtarë të rinj dhe dera e ekipit është e hapur për çdo lotar që dëshiron të na bashkohet dhe për ata lojtarë që e dëshmojnë veten”.

Tek Domgjoni, Challandes është pyetur se çfarë pret nga ai dhe si e vlerëson talentin e tij.

“Domgjoni? Ai ka luajtur në Zurich dhe në U21 të Zvicrës, ka luajtur shumë ndeshje, Ai është një lojtar modern, një mesfushor modern që mund të luajnë nga zona në zonë, që mund të jap topa të mirë”.

“Mund të luajë në mesfushë dhe të jetë agresiv në aspektin e mirë. Është një lojtar i mirë, me apo pa top. Tani ai është në Holandë dhe nuk po luan shumë, por për mua ai është lojtar i mirë dhe ai ka vendosur të luajë për Kosovën”, ka shtuar më tej ai.

Related posts

Driton Kuka: Xhudo gjithmonë për Kosovën, Ishte një ditë e shkëlqyeshme për Erzën

D V

Southgate: Italia është e jashtëzakonshme, por ne duam ta çojmë në fund misionin tonë

D V

Pesë befasitë taktike që Gareth Southgate mund të përdor në finalen e Euro 2020 ndaj Italisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More