Sport

Challandes i përgjigjet Bernard Berishës: Kam folur me të një orë dhe ka marrë fund ai diskutim

Zhurnal Ads

Bernard Challandes ka dalë në konferencë për shtyp për tri ndeshjet e radhës të Përfaqësueses së Kosovës.

Dardanët do të luajnë ndaj Maqedonisë, Sllovenisë dhe Greqisë brenda 10 ditëve.

Fillimisht ai ka folur për temën e Bernard Berishës, lojtarin që nuk e ka ftuar për këto tri takime.

Deri tek mosftesa e tij erdhi për shkak se Berisha shënoi ndaj Greqisë dhe bëri një festim të gabuar.

Gjithsesi Challandes është sqaruar me Bernard Berishën, duke thënë se dera e tij te Kosova mbetet e hapur.

“Unë jam trajner dhe duhet të marr vendime që janë në të mirat për ekipin. Berisha nuk është këtu për disa arsye të ndryshme”.

“Kam deklaruar më parë dhe prapë po them, ne jemi një familje. Nëse ka probleme babai me njërin nga fëmijët, problemi duhet të mbetet në shtëpi dhe jo të dalë jashtë”, ka deklaruar Challandes.

“E njëjta vlen edhe për Bernardin apo ndonjë tjetër. Nuk e kam ndërmend ta shfaq personalitetin tim, në mënyra të tjera e shfaqi këtë. Janë edhe disa arsye të tjera, nuk duhet t’i cek”.

“Kam folur një orë me Bernardin dhe shpresoj që kjo t’i shërbejë atij. Edhe për të janë dyert e hapura për të ardhmen”.

“Ai festim i gabuar apo i keq tashmë ka përfunduar për mua dhe nuk dua të merrem me këtë”, ka deklaruar Challandes.

Postime të ngjashme

Zyrtare: McGregor rikthehet në kafaz në janar

XH,I

Juventusi i Pirlos, i dyti më i dobët i dekadës së fundit, krahasimi i shifrave

S.B.

Formacionet zyrtare: Roma – Cluj

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...