Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Challandes: Nuk e kuptoj se si Pandev është lejuar të udhëtojë, ndërsa Rrahmani jo

Seleksionuesi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka folur për situatën në të cilën gjendet mbrojtësi Amir Rrahmani, i cili nuk po lejohet të udhëtojë për në Shkup për të qenë pjesë e “Dardanëve” në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Nuk e kuptoj, ne kemi provuar të gjejmë zgjidhje me shtetin e Italisë, me qytetin e Napolit, me UEFA dhe me gjithkënd tjetër, por nuk kemi pasur sukses”, tha Challandes, në konferencë, duke nënkuptuar se Rrahmani do të mungojë në këtë ndeshje, njofton Shenja.

“Nuk e kuptoj se si është lejuar një lojtar nga shteti i njëjtë dhe me më shumë raste me Covid-19, të udhëtojë për këtë ndeshje, ndërsa teksa Rrahmani, i cili është rezultuar negativ dhe gjendja në klubin e tij është më e mirë – nuk po lejohet të vijë”, ka deklaruar Challandes mw tej.

“Kjo është edhe një mesazh për drejtuesit e UEFA, të cilët duhet të merren me këtë çështje”, përfundoi Challandes.

Postime të ngjashme

Goce Sedlloski emërohet trajner i ri i FC Shkupit

Z H

E ardhmja e Mbappe, Pochettino: Do luftoj deri në pikën e fundit për të

Z H

Pique rrezikon të humbasë finalen e Kupës së Mbretit

Z H

Leon Dajaku ia huq keq, thotë se në Kosovë flitet “kosovarçe”

Z H

Solskjaer: Roma klub me histori, mezi po e presim sfidën gjysmëfinale

Z H

Ekipi i NBA-së pranë shitjes për vlerën e 1.5 miliardë dollarëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...