Agjencia Zhurnal.mk

Charlize Theron ndan momentin kur rruajti kokën për “Mad Max: Fury Road”

Roli i Charlize Theron si Furiosa në “Mad Max: Fury Road” është pa dyshim ikonik dhe me shumë ndikim në kulturën popullore, por a e dini se aktorja e ka rruajtur kokën vetë?

Në përvjetorin e pestë të filmit të drejtuar nga George Miller, Theron ka shpërndarë momentin epik që e transformoi atë në një ‘vajzë rrebele’.

Aktorja ka ndarë një video mbrëmë për nder të një shfaqjeje të “Mad Max: Fury Road”, të cilin e shikoi nga shtëpia në një ekran të madh.

Theron mbajti këtë eveniment për të mbledhur para për ‘Charlize Theron Africa Outreach Project’, ku investuan në organizata që promovojnë arsim, shëndetësi dhe mbështetje të komunitetit për fëmijët në Afrikë.

Të pranishmit në shfaqje do të jenë mysafirë të veçantë duke marrë parasysh që secila biletë kushtonte 1000 dollarë.

Së bashku me Q&A dhe shfaqjen me Theron, ata do të trajtohen në një darkë të shijshme.

Kjo gjë erdhi pasi pandemia e coronavirusit ka detyruar që kinematë të mbeten të mbyllura për katër muajt e fundit.

Regjisori George Miller i tha New York Times në maj se Theron nuk do të rishikojë më rolin e Furiosa sepse filmi do të ndjekë një version më të ri të personazhit.

“Mad Max” filloi në 1979, e ndjekur nga “Mad Max 2” në 1981 dhe “Mad Max Beyond Thunderdome” në 1985.

“Mad Max: Fury Road” fitoi gjashtë çmime ‘Oscar’ në vitin 2016.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!