Agjencia Zhurnal.mk

Chelsea e Tottenhami, në garë për Koulibalyn

Qendërmbrojtësi i Napolit është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane. Ai mund të transferohet në Premierligë verën që vjen

Chelsea dhe Tottenhami janë futur në garë për transferimin e futbollistit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Daily Star”, përcjell Gazeta Express.

Trajnerët Frank Lampard dhe Jose Mourinho janë në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm.

Dhe, mbrojtësi stabil i klubit napolitan shihet si futbollisti ideal për t’i prirë mbrojtjes së tyre.

Të dyja ekipet londineze po kanë probleme serioze në mbrojtje.

Chelsea e pëlqen qe një kohë të gjatë futbollistin afrikan.

Mourinho e donte lojtarin që kur ishte trajner i “Blues”, ndërsa tash e do tek nënkampioni evropian.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...