Chelsea është gati ta ulë çmimin e sulmuesit Abraham

Klubi anglez, Chelsea thuhet se ka të ngjarë të ulë çmimin e kërkuar për sulmuesin anglez, Tammy Abraham, i cili pritet të largohet këtë verë.

 

Blutë fillimisht kishin vendosur një çmim prej 40 milionë funtesh për qendërsulmuesin anglez përpara afatit kalimtar të verës.

Por, interesi minimal i shfaqur për Abrahamin, veçanërisht me atë çmim, ka bërë që drejtuesit të marrin vendim për të ulur tarifën e kërkuar për transferimin e tij.

Arsenali, West Ham United dhe Aston Villa janë ndër skuadrat që shikojnë Abrahamin aktualisht, por nuk janë gati ta paguajnë shifrën e kërkuar.

Sipas mediumit The Sun, Chelsea ka ulur tashmë kërkesat e tyre në 35 milionë funte, por edhe ky çmim duket i lartë.

Ekipi nga Stamford Bridge mund të duhet të shkojë edhe më poshtë nëse asnjë klub nuk tregon gatishmërinë për të paguar këtë tarifë për Abrahamin.

Related posts

Zyrtare: Jack Grealisht kompleton transferimin rekord te Manchester City

D V

Interi synon transferimin e Raspadorit në janar, por do ta lë në huazim te Sassuolo

D V

Kupa e Botës çdo dy vite? Ronaldo tregon hapur mendimin e tij rreth projektit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com