Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Chelsea heq dorë nga lojtari që Lampard “ngulte këmbë”

Chelsea ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit te West Hamit, Declan Rice, pas shkarkimit të Frank Lampardit.

Lampard e bëri prioritet transferimin e Rice në verë, por “Blutë” nuk ia dolën të paguajnë vlerën e kërkuar prej 80 milionë euro.

Anglezi ishte i lidhur me klubin londinez që disa muaj, por Chelsea nuk bëri asnjë ofertë zyrtare.

Sipas Telegraph, tani Chelsea nuk është më i interesuar për transferimin e Rice pas shkarkimit të Lampardit.

Kjo nuk është e gjitha, klubi nuk do bëjë asnjë transferim në mesfushë, në rast që nuk kërkohet nga trajneri i ri Thomas Tuchel.

Rice vazhdon me super paraqitjet për West Hamin, derisa pëlqehet edhe nga dy klubet e tjera të mëdha, si Liverpool dhe Manchester United.

Postime të ngjashme

Struga shkund Bellasicën, fitorja i dedikohet Ard Kasamit

T E

Chiesa: Juventusi ende beson në Scudetto, do të luftojmë deri në fund

Z H

Kur takohen dy kampionë

T E

Juventusi përgatit ofertën për Manuel Locatellin!

Z H

Pogba mungon edhe ndaj Chelsea-t, por Solskjaer rikuperon tre të tjerë!

Z H

Shqiptari firmos kontratë profesionale me klubin e njohur gjerman

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...