Chelsea kërkon Dybalan që në janar, gati oferta prej 50 milionë euro

Chelsea po përgatit një ofertë prej 50 milionë eurosh për Paulo Dybala që në janar.

 

Argjentinasi që u bashkua me Juventusin në vitin 2015, nuk është në sezonin e tij më të mirë, ndërsa ende mbetet në bisedime me klubin për kontratën e re.

Sidoqoftë, Dybala vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bianconerëve edhe përkundër formës.

Chelsea mbetet i interesuar të forcojë sulmin duke pasur parasysh paraqitjet e dobëta të lojtarëve si Hakim Ziyech, Kai Havertz, Christian Pulisic dhe Timo Ëerner.

Dybala mund të jetë një opsion fantastik, duke pasur parasysh cilësinë e tij në top.

Argjentinasi ka 106 gola nga 260 paraqitje për Juventusin dhe një kalim në “Stamford Bridge” mund t’i japë atij një shans për të rimarrë formën e tij më të mirë.

Related posts

Plani i Juventusit për të nënshkruar me Pogban

D V

Zyrtare: Bayern Munichu ‘blindon’ Leon Goretzkan me kontratë afatgjate

D V

Momenti i frikshëm kur McGregor theu kyçin e këmbës në përballjen ndaj Poirier

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More