Chelsea kërkon të këndellet në takimin ndaj Southamptonit – formacionet zyrtare

Chelsea është nikoqir Southamptonit për ndeshjen që luhet në kuadër të javës së shatët në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon ora 16:00, do të luhet në stadiumin “Stamford Bridge”, me The Blues që cilësohen si favoritë në letër.

Për këtë sfidë, Thomas Tuchel do të ketë mungesa si ajo e Reece James dhe Christian Pulisic që janë të lënduar, derisa N’Golo Kante është i infektuar me coronavirus.

Në anën tjetër, The Saint kanë mungesa si Armando Broja,që nuk mund të luaj për shkak të marrëveshjes së huazimit, derisa Jack Stephens është i lënduar.

Formacioni zyrtar i Chelseat: Mendy, Chalobah, Silva, Rudiger, Azpilicueta, Loftus-Cheek, Kovacic, Chilwell, Werner, Lukaku, Hudson-Odoi

Formacioni zyrtar i Southamptonit: McCarthy; Livramento, Bednarek, Salisu, Walker-Peters; Romeu, Ward-Prowse; Redmond, Walcott; Tella, A Armstrong. 

Related posts

Presidenti i La Ligas, Tebas: Florentino Perez po mban peng Barcelonën

D V

Pique tregon datën e rikthimit nga lëndimi

Redaksia

SHBA pa medalje në ditën e parë të Lojërave Olimpike, për herë të parë që nga viti 1972

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More