Chelsea me vështirësi fiton ndaj Zenitit, vendos goli i Romelu Lukakut

Chelsea ka shënuar fitore ndaj Zenit me rezultat 1-0 në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

 

Pjesa e parë ishte e fortë dhe me duele, duke bërë që të dy skuadrat të ishin të limituara me raste.

Në pjesën e dytë kampioni aktual evropian, nisi të luajë më mirë.

Antoino Rudiger dhe Recce James kishin raste të mira, por që nuk ishin të saktë.

Goli i fitores për ‘Blutë e Londrës’ erdhi në minutën e 69’, kur Cesar Azpilicueta harkoi në zonë, ndërsa gjeti Romelu Lukakun i cili shënoi për 1-0.

Të dy skuadrat kishin edhe nga një rast deri në fund, por nuk arritën të shënonin.

Chelsea e nis me fitore mbrojtjen e titullit, ndërsa Zenit në ndeshjen e parë tregoi se nuk do të jetë vetëm kalimtar në fazën e grupeve.

Related posts

Roma arrin marrëveshje me Gladbachun për Denis Zakarian

Redaksia

Rashkaj poston një mesazh motivues për lojtarët e Kosovës

Z H

Formacionet zyrtare, Angli U21- Kosovë U21: Nees me ndryshime në rreshtim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com