Chelsea po mendon ta blindojë Rudigerin me kontratë të re, por gjermani kërkon pagë sa të Lukakus

Antonio Rudiger është njëri nga mbrojtësit më në formë jo vetëm te Chelsea, por në gjithë Evropën.

Qendërmbrojtësi gjerman ka pasur paraqitje fantastike këtë edicion, duke u shndërruar në lider të mbrojtjes te The Blues.

Duke parë formën e jashtëzakonshme të lojtarit, Chelsea tanimë ka nisur negociatat për kontratën e re të tij.

Rudiger është futur në vitin e fundit të kontratës dhe londinezët nuk duan që në fund të sezonit të largohet i lirë gjermani nga skuadra.

Chelsea i ka ofruar një kontratë të re me pagë prej 140 mijë eurove në javë, por kjo ofertë është refuzuar.

28-vjeçari dëshiron 200 mijë euro në javë, pagë të cilën për momentin e marrin vetëm lojtarët si Romelu Lukaku, N’Golo Kante dhe Timo Werner.

Bisedimet mes lojtarit dhe klubit do të vazhdojnë deri në gjetjen e një gjuhe të përbashkër për vazhdimin e kontratës, pasi Chelsea nuk dëshiron të heq dorë nga ai.

Gjithsesi skuadrat e mëdha si Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint Germain janë duke monitoruar situatën e tij dhe e kanë në listën e dëshirave reprezentuesin gjerman.

Rudiger ishte bashkuar me Chelsean në verën e vitit 2017 nga Roma për një shumë prej 35 milionë eurove.

Related posts

Cristiano Ronaldo përballë Ronaldos Nazarios: Çafër ndodhi në takimin e vetëm mes tyre?

D V

Prishtina dorëzohet në pjesën e dytë ndaj Ferencvarosit në Ligën e Kampionëve

D V

Fury ishte më i mirë se Wilder edhe me pikë, zbulohen rezultatet e gjyqtarëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More