Chelsea pranon ofertën e Atletico Madridit për yllin e skuadrës

nga D V

Klubi anglez, Chelsea thuhet se ka pranuar një ofertë nga Atletico Madrid për mesfushorin e tyre, Conor Gallagher.

Chelsea është e prirur të shesë shumë lojtarë për të ndihmuar në balancimin e librave financiar pas një tjetër shpenzimi të madh të tregut veror.

Mesfushori anglez, Gallagher është njëri nga emrat më të përfolur dhe një shitje e tij duke e pashmangshme.

Sipas mediumit britanik BBC Sport, Blutë kanë pranuar një ofertë prej 33 milionë funtesh apo rreth 40 milionë eurosh për Gallagher, i cili mbante shiritin e kapitenit sezonin e kaluar.

Chelsea është e lumtur ta shes lojtarin te një klub i huaj, pasi ka refuzuar një ofertë superiore nga Aston Villa në fillim të kësaj vere.

Nga ana e tij, Gallagher refuzoi një propozim të ri për kontratë në qershor dhe duket i gatshëm për t’u larguar nga Stamford Bridge.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More