Agjencia Zhurnal.mk

Chicharito te Los Angeles Galaxy, më i paguari në MLS

Javier Hernandez bëhet lojtari më i paguar në MLS. Meksikani, që gjatë pjesës së parë të sezonit luajti për Sevillan, ka arritur marrëveshje trevjeçare me vlerë 103 000 paundë në javë me LA Galaxy.

Skuadra kaliforniane por kërkonte një sulmues të ri pas largimit të Zlatan Ibrahimovicit, i cili firmosi me Milanin. Chicharito, që ka luajtur më skuadrat më në zë në Europë (Manchester United e Real Madridit, u identifikua se lojtari i duhur për të të marrë trashëgiminë e gjigantit suedez.

Bosi i Galaxy, Dennis te Kloese, deklaroi: “Javier vazhdimisht ka shënuar gola në ligat më të mira dhe ka qenë lojtari më i suksesshëm i vendit të tij gjatë dekadës së fundit. Ka patur suksese në nivelin më të lartë dhe ka shënuar golat të shuma me përfaqësuese më të mira të Concacaf.”

Mësohet se Los Angeles Galaxy ka shpenzuar 8 milionë paundë për kartonin e tij (Sevillas), 3 milionë më shumë se shuma që i pagoi Veillarrealit për kartonin e Giovani dos Santos.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...