Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Chiellini para ndeshjes me Turqinë: Qetësi dhe entuziazëm, pastaj gjërat vet rrjedhin

Kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini ka folur për sfidën ndaj Turqisë.

Italia do ta zhvilloje ndeshjen hapëse të “Euro 2020” ndaj Turqisë sot në orën 21:00.

Chiellini është shprehur tejet optimist duke folur para ndeshjes në një intervistë për “SkySport”.

“Orët e para si kapiten i Kombëtares i jetoj me entuziazëm të madh”, tha ai.

“Mezi presim, na u desh të presim edhe një vit më tepër këtë Kampionat Evropian”, shtoi ai.

“Që kur jemi grumbulluar në Sardenja, ëndërrojmë të jemi këtu. Është gjithçka gati, tashmë nga sot fillojmë të përjetojmë adrenalinën dhe ambientin e ndyrshëm, mezi presim për ndeshjen e nesërme”, tha Chiellini.

“Duhet ta përjetojmë me qetësi, ta kalojmë këtë moment me entuziazëm, pastaj gjërat shkojnë vetvetiu. Gjithçka po shkon mirë, jemi gati fizikisht dhe mendërisht, tani na mbetet të zbresim në fushë të vetëdijshëm që do hasim në vështirësi”, përfundoi Giorgio Chiellini.

Postime të ngjashme

Dihen të gjitha çiftet e 1/8 në Euro 2020, na presin super ndeshje në këtë fazë – dy finale para finales

Dafina Vidishiqi

Notat e lojtarëve: Portugalia 2-2 Franca, shkëlqejnë Ronaldo dhe Benzema – zhgënjen Mbappe

Dafina Vidishiqi

Kampionët luajnë baras – Franca kualifikohet si lider, Portugalia nga vendi i tretë

Dafina Vidishiqi

Gjermania kalon tutje mes frikës dhe vështirësive të mëdha ndaj Hungarisë

Dafina Vidishiqi

Gjermani- Hungari, shënon dy gola brenda një minute – gjermanët rrezikojnë shumë

Dafina Vidishiqi

Gjermania po pëson nga Hungaria pas pjesës së parë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...