Agjencia Zhurnal.mk

“Chilwell lojtar perfekt për Chelsea”

Frank Sinclair beson se duhet përforcime në këtë zonë dhe beson që Frank Lampard duhet që ta sjell anglezin në Londrën Perëndimore

Chelsea ka nevojë për një mbrojtës të majtë në janar, thotë Frank Sinclair me yllin e Leicester Ben Chilwell i cili do të përshtatej shumë mirë me skuadrën e Lampard.

“Pozita që për momentin nuk është mirë është ana e majtë e mbrojtjes. Natyrisht, aty mund të luan edhe Azpilicueta këtë moment, por që është më i mirë në anën e djathtë. Alonso ka kohë që është jashtë e njëjtë edhe Emerson. Mendoj se në këtë pozitë duhet të intervenohet”.

“Nëse Chelsea ka një mbrojtës të majtë në mendje… Ka pasur thashetheme për mbrojtësin e majtë të Leicester, i cili është anglez”.

“Ai është lojtar shumë i mirë dhe mendoj se do ti përshtatej shumë mirë Chelseat në këtë moment-mënyra si ai luan edhe në sulm dhe krah do ta bënte Chelsean skuadër të frikshme”, ka thënë Sinclair.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...