Chongqing, Wuhan, Lhasa e Wuxi, katër vendet dytësore të organizimit të Galasë së Festës së Pranverës 2025 të CMG-së

nga V.E.

Të martën u publikuan katër vendet dytësore të organizimit të Galasë së Festës së Pranverës 2025 të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), të cilat janë përkatësisht Chongqing-u, Wuhan-i i provincës Hubei, Lhasa e Rajonit Autonom të Xizang-ut dhe Wuxi i provincës Jiangsu.

Si galaja e parë e Festës së Pranverës pasi kjo festë u njoh si trashëgimi kulturore jomateriale e njerëzimit, CMG-ja vazhdon të përzgjedhë vendet dytësore të organizimit me qëllim që të shfaqet një gala e gëzueshme. Në vigjiljen e Festës së Pranverës, katër vendet dytësore, së bashku me vendin kryesor në Pekin, do t’u dhurojnë shikuesve globalë një shfaqje plot me elemente të kulturës kineze.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More