Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Chris Martin dhe Dakota Johnson kanë filluar të jetojnë bashkë, pas tri viteve në lidhje

Lideri i grupit muzikor Coldplay, Chris Martin dhe aktorja e Fifty Shades Darker, Dakota Johnson, janë duke jetuar së bashku në rezidencën e Chrisit në Malibu, që kur e bleu këtë pronë në tetor.

“Chrisi ishte gjithmonë fans i madh i Malibusë. Ai e dashuron plazhin dhe shpesh bënë surf dhe del për vrapim,” ka thënë një burim për “People”. “Duket që edhe ajo po e shijon aq sa Chrisi. Që të dy pëlqejnë shëtitjet në plazh. Dakota 31-vjeçare, dukej më shumë si një vajzë qyteti derisa ajo takoi Chrisin 43 vjeç dhe filluan lidhjen në 2017. Ai ka kapluar mënyrën e jetesës së saj”.

Chris dhe Dakota shpesh shkojnë në Los Angeles për të ngrënë darkë me ish-gruan e Chrisit, aktoren Gwyneth Paltrom, e në darkë me ta del edhe bashkëshorti i Dakotas, Brad Falchuk.

“Është e çartë që të gjithë kuptohen mirë me njëri-tjetrin,” ka shtuar burimi.

Gwyneth së fundmi ka treguar sa ndihet mirë që e ka Dakoten pjesë të jetës së saj.

Ajo ka treguar se si ka mbajtur lidhje të mirë me Chrisin edhe pas ndarjes.

“Ti ndahesh por jeni ende familje. Kështu do të jetë gjithmonë, ne gjithashtu kemi ditë të mira dhe të këqija, por kemi qëllimin e njëjtë të dashurisë për fëmijët”, ka thënë ajo.

Postime të ngjashme

Nëse një ditë Bora Zemani do të bëhet me vajzë, ajo do ketë një emër mjaft të veçantë!

D V

Alex Rodriguez flitet për një lidhje dashurie me Melanie Collins, derisa fotografohen së bashku përreth Talamanca Bay në Ibiza

D V

Scientologjia ia shkatërroi martesat dhe marrëdhënien me vajzën, por jo edhe karrierën e Tom Cruise

D V

Morena vjen në poza verore

D V

‘Shqipëria e bukur’ – Dua Lipa vazhdon me promovimin e vendeve turistike

D V

Nelly dhe e dashura Shantel Jackson ndahen pas një lidhje të gjatë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...