Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Chrissy Tiegen e bën tatuazh titullin e këngës së burrit të saj John Legend

Zhurnal Ads

Çfarë të bësh kur bashkëshorti yt shkruan këngë shumë sensuale për ty? Shndërrojeni tekstin e këngës në tatuazh në trupin tuaj!

Modelja Chrissy Teigen duket se për tatuazhin e saj të radhës, është inspiruar nga kënga e burrit të saj muzikant John Legend, “Ooh Laa”, që është pjesë e albumit të fundit të këngëtarit me titull “Bigger Love”.

Të martën ajo e ndau me fansat e saj në Instagram një video, ku e tregon procesin e realizimit të kësaj vepre artistike në trupin e saj.

Që të dy, Teigen dhe Legend, e ndanë të njëjtën video, derisa këngëtari e ka shoqëruar atë me mbishkrimin: “Chrissy e ka inspiruar këtë këngë, ndërsa kjo këngë ishte inspirim për tatuazhin e ri të Chrissyt”.

Në këtë video çifti i famshëm i showbizit gjithashtu dëgjohet duke diskutuar rreth momentit të parë që e kanë dëgjuar këngën së bashku, derisa artisti i tatuazheve, Winter Stone, e punon atë me shumë delikatesë në mes të shpinës së Teigenit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Mariah Carey heq dorë nga intervistat

admin

Dua Lipa po mbështet Biden në zgjedhjet presidenciale: Ai qëndroi me neve kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore

admin

Artisti Mentor Mushkolaj ka një vend të rehatshëm për lidhje mes komuniteteve në Zvicër

admin

Përflitet se është në lidhje me djalin e politikanit të njohur, reagon Kejvina Kthella

Z H

Jennifer Lopez thotë se është përballur nga depresioni gjatë pandemisë coronavirus

S.B.

Bleona i komenton Trumpit: Kjo situata e coronës ishte e gjitha në mënyrë që të mund të përdorej posta në votat e munguara

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...