Agjencia Zhurnal.mk.

Christian Vieri i tregon Antonio Cassanos: Haaland do të shkojë 100 për qind te Real Madridi

Një bisedë mes Christian Vieri dhe Antonio Cassano në Itali (në Bobo TV, kanali i tij Twitch) është ‘zbuluar klubi’ i ri i Erling Haaland.

Në bisedën mes tyre, u fol për shumë emra të lojtarëve që janë lidhur kohët e fundit me Los Blancos, duke përfshirë edhe emrin e Erling Haaland.

“Më kanë thënë:”Kujdes, Bayern dëshiron të nënshkruajë me Haaland “. Dhe gjithashtu se Madridi dëshiron Lewandowskin për disa vjet. Do të kishte kuptim për mua, ka thënë Cassano, duke e hapur temën.

Vieri u përgjigj shpejt për këtë çështje. “Epo, më është thënë se Haaland do të shkojë në Real Madrid, 100 për qind. Kështu më thonë … por nuk e di nëse është e vërtetë”, deklaroi Bobo.

Cassano nuk e kishte këtë informatë dhe tha: “Pra ciao Mbappé, atëherë!”.

Por e vërteta, sipas burimeve të AS, Galáctico kanë vendosur në zyrat e tyre katër emra që janë bërë objektiva të qartë për tu përforcua: Kylian Mbappé, Erling Haaland, Robert Lewandowski dhe Paul Pogba.

Ky i fundit, mesfushori francez në Manchester United, është pa kontratë sezonin e ardhshëm dhe mund të arrijë falas.

Mbappé është në të njëjtën situatë, por në fakt mund të arrijë edhe në janar për një shumë më të vogël. 

Related posts

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

D V

Mësohet data e saktë se kur do të rikthehet Barcelona të luajë përsëri në ‘Camp Nou’

D V

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky