Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Chromebook-ët u shitën si asnjëherë më parë gjatë 2020

Sektori i edukimit ka shumë të bëjë me rritjen e shitjeve të Canalys. Chromebook-ët janë shitur në kryesisht në tregun e edukimit.

Sipas analistëve Chromebook-ët patën një 2020 të shkëlqyer dhe tre mujori i fundit e tregoi mësë miri këtë. Firmat analitike Gartner dhe Canalys thonë se mbi 30 milion njësi janë shitur vetëm vitin e kaluar dhe 11 deri në 11.7 milionë tremujorin e katërt.

Canalys thotë se shitjet janë rritur me 2847% krahasuar me tre mujorin e katërt të 2019-ës. Në tërësi krahasuar me 2019-ën shitjet janë rritur me 80% sipas Gartner dhe 109% sipas Canalys.

Për krahasim, shitjet e kompjuterëve janë rritur me 115 këtë vit, rritja më e madhe në këtë kategori dekadën e fundit. Gartner përllogarit 275 milionë kompjuterë tradicionalë të shitur këtë vit.

Sektori i edukimit ka shumë të bëjë me rritjen e shitjeve sipas Canalys. Chromebook-ët janë shitur në kryesisht në tregun e edukimit.

Edhe Microsoft e ka pranuar se Chromebook-ët janë të shkëlqyer për shkollat. Me mësimin e zhvendosur në shtëpi, fëmijët të cilët kanë shpenzuar në shkolla kohën përballë një Chromebook nuk kanë për të kaluar në një kompjuter tradicional. /PCWorld Albanian

Postime të ngjashme

NASA zgjedh SpaceX për mision në Evropë

D V

Revolucion në video-lojën Football Manager

D V

Trend i çuditshëm në Kinë dhe Japoni: Maska që mbrojnë lëkurën e fytyrës dhe kokës nga dielli

D V

Kamera nën ekran e Galaxy Z Fold 3 mund të zhgënjejë

D V

iPhone 13 mund të mbështesë teknologjinë e modernizuar të karikimit

D V

Google po bën një ndryshim të rëndësishëm në rezultatet e kërkimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...