Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Header

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Çifti i të moshuarve në Korçë u infektua nga mbesa. I riu ende me temperaturë

Tashmë kemi 3 persona në Korçë, të cilët tashmë janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi.

Bëhet e ditur se çifti i të moshuarve 75 dhe 76 vjeç dyshohet se është infektuar nga mbesa e tyre e cila ishte kthyer më 8 mars nga Italia. Sipas asaj që sqarojnë mjekët mbesa nuk ka probleme me shëndetin dhe ka rezultuar negative ndaj testit.

Ndërkohë i riu që po ashtu ka rezultuar me COVID-19 është menaxher i një lokali të njohur në Korçë. Të tre personat e prekur si fillim kanë qenë të shtruar në spitalin Rajonal të Korçës dhe më pas, pas shumë simptomash ndër to temperaturë dhe kollë e thatë janë nisur drejt spitalit infektiv në Tiranë nga ku mësohet se 31-vjeçari vuan nga temperatura e lartë.

Ndërkaq pas konfirmimit familjarët e tyre dhe personat e kontaktit do të vetëizolohen për 2 javët e ardhshme.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!