CIIE – një mundësi për komunikim global në fushën e importit

nga V.E.

Me 5 nëntor u hap në Shangai ekspozita e 6-të ndërkombëtare e importit të Kinës ( CIIE )Në CIIE-n e këtij viti, do të zbulohen për publikun 442 produkte, teknologji dhe shërbime të reja, duke tërhequr më shumë blerës për të marrë pjesë, duke lejuar produktet me cilësi të lartë të hyjnë më shpejt në tregun kinez si dhe duke ofruar mundësi të reja për botën me zhvillimin e ri të Kinës

Që nga viti 2018, kjo ekspozitë është mbajtur me sukses për pesë herë, me një vëllim kumulativ të synuar transaksioni prej afro 350 miliardë dollarësh. “Ekspozitat e kthyera në mallra” dhe “ekspozuesit e kthyer në investitorë” kanë krijuar një hapësirë të gjerë zhvillimi për kompanitë shumëkombëshe.

Sivjet, Kina propozoi një seri masash hapjeje, duke përfshirë zgjerimin aktiv të importeve, zbatimin e versionit kombëtar dhe atë pilot të zonës së tregtisë së lirë të listës negative për tregtinë e shërbimeve ndërkufitare dhe ndërtimin e më shumë platformave hapëse të nivelit të lartë të tregtisë së lirë. Shembuj janë Zona Pilot dhe Porti i Tregtisë së Lirë Hainan. Kjo iniciativë do të sjellë një përvojë më të mirë zhvillimi për kompanitë shumëkombëshe dhe do ta lejojë CIIE-n “të luajë plotësisht rolin e saj si një platformë për promovimin e hapjes së nivelit të lartë”.
Midis 72 ekspozuesve të CIIE-s së kësaj here, 64 janë vende që bashkëndërtojnë Iniciativën “Një brez dhe një Rrugë”; mes më shumë se 3.400 kompanive globale në Ekspozitën e Ndërmarrjeve, mbi 1.500 prej tyre janë të lidhura me vendet pjesëmarrës të Iniciativës “Një brez dhe një rrugë”. Pas çdo porosie, nënkuptohen më shumë vende pune dhe përmirësim i jetesës së njerëzve, shkruan CMG

Në pesë vitet e ardhshme, vëllimi i importit dhe eksportit të Kinës në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve pritet t’i tejkalojë përkatësisht 32 trilionë dhe 5 trilionë dollarë. Si ekspozita e parë në nivel kombëtar në botë me një temë importi, CIIE do të vazhdojë të lëshojë dividentë të hapur dhe të sigurojë një platformë për kompanitë e huaja që të eksplorojnë thellësisht tregun kinez. Dhe është më mirë që tregu i madh kinez të bëhet një treg i madh që i gëzohet e gjithë bota, duke lejuar një “garë të dyanshme” për të arritur “rezultate reciproke”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More