Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Cilët janë risitë në ligjin për siguri në komunikacion? Patjetër t’i mësoni

Zhurnal Ads

Shkup, 14 janar – Zhurnal.mk – Këshilli republikan për siguri në trafikun rrugor (KRSTRR) i sqaroi ndryshimet e fundit në Ligjin për siguri në trafikun rrugor (LSTRR) të cilat tashmë kanë hyrë në fuqi.

Në radhë të parë, siç është sqaruar nga KRSTRR, Ligji për siguri në trafikun rrugor është harmonizuar me Ligjin për kundërvajtjet, i cili ul shumë sasinë e sanksioneve monetare për shkelje në trafik.

“Është e rëndësishme të theksohet se për ato kundërvajtje në trafik që i përkasin grupit të rrezikut për jetën (vozitja nën ndikimin e alkoolit, mosrespektimi i rregullave të kufirit të shpejtësisë, etj.) lartësia e sanksioneve monetare për veprën penale mbetet e pandryshuar. Konform kësaj, përveç shkeljeve të theksuara të përcaktuara si kërcënuese për jetën, për kundërvajtjet e tjera, sanksioni më i lartë monetar për person fizik, për kundërvajtje në trafik, është 250 euro në kundërvlerë të denarit”, thuhet në kumtesë.

Risi në pjesën e sanksionimit është heqja e të ashtuquajturave “pika negative” të cilat deri më tani janë regjistruar si zëvendësim për sanksion të shqiptuar monetar për kundërvajtje në trafik. Ndryshimet në LSTRR parashikojnë numër risish të tjera, midis të cilave veçohet rregullimi i pjesëmarrjes në trafik me skuter elektrik.

“Dispozitat më të rëndësishme që rregullojnë pjesëmarrjen në trafik me skuter elektrik janë: shoferi i skuterit elektrik është i detyruar ta drejtojë skuterin në një shteg biçikletash ose korsi biçikletash, ndërsa nëse nuk janë ndërtuara, në shteg për këmbësorë, gjegjësisht zonë tjetër e destinuar për lëvizje të këmbësorëve (lëvizja me skuter në rrugë është e ndaluar); shoferi i një skuteri elektrik nuk duhet të lëvizë në shteg biçikletash, pra në një korsi me shpejtësi më të madhe se 25 km/orë, ndërsa në trotuar, shteg këmbësorësh ose zonë tjetër të destinuar për lëvizjen e këmbësorëve, ai nuk duhet të lëvizë me një shpejtësi më të lartë se 6 kilometra në orë”, theksojnë nga KRSTRR.

Ata shtojnë se skuterit elektrik mund ta drejtojnë personat që kanë mbushur moshën 14 vjeçare; drejtuesi i skuterit elektrik duhet të ketë një përkrenare mbrojtëse gjatë drejtimit të automjetit (duhet, por nuk ka sanksion për mos mbajtjen e tij); drejtuesi i skuterit elektrik, nga muzgu i parë deri në agimin e plotë, si dhe në kushtet e shikimit të zvogëluar, është i detyruar të veshë jelek reflektues gjatë drejtimit të automjetit. Skuteri elektrik duhet të ketë dritë të bardhë në pjesën e përparme dhe dritë të kuqe në pjesën e pasme.

“Një tjetër risi në LSTRR është se kufiri i moshës për lëshimin e patentë shoferit është 75 vjeç, në vend të 70 siç ishte më parë me faktin se drejtuesi i një automjeti që ka mbushur 75 vjeç, i nënshtrohet një kontrolli mjekësor në intervale që nuk mund të jetë më e gjatë se pesë vjet. Ligji parashikon edhe mundësinë e konfiskimit të automjetit deri në 90 ditë”, shpjegojnë nga KRSTRR.

Sipas ndryshimeve në LSTRR, një oficer policie mund të largojë një automjet nga trafiku dhe të sekuestrojë përkohësisht automjetin, derisa të përcaktohet korrektësia teknike, por jo më shumë se tre ditë pune.

Sanksioni i ndalimit të drejtimit të një automjeti, kujtojnë, i referohet shkeljeve më të rënda të trafikut – ngasja nën ndikimin e alkoolit dhe substancave psikotrope, ngasja në zonë të populluar me shpejtësi më të lartë se 30 km në orë mbi të lejuarën, etj.)

KRSTRR kërkon që të vozisin me përgjegjësi dhe të respektojnë rregullat dhe dispozita e trafikut.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Më 13 dhjetor zgjedhje të parakohshme lokale në Shtip dhe Pllasnicë

Z H

Panovski: Sipas vlerësimeve të mia kemi me nga 2-3 mijë të infektuar në ditë, nga qytetarët varet se si do ta kalojmë dimrin

admin

Suedia nuk njeh lejet e vozitjes së Maqedonisë, mërgimtarët nisin peticion

T E

Shekerinska: Barazia gjinore i bën shoqëritë më të qeta, më stabile, më rezistuese

E.E.

Subvencionet për efikasitet energjetik do të realizohen vitin e ardhshëm

admin

VMRO-DPMNE: Zaev dhe Filipçe nuk e ulën numrin e të infektuarve me Covid-19 gjatë stinës së verës

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...