Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Cilët persona me diabet janë më të rrezikuar nga humbja e shikimit

Glukoza është një burim esencial i energjisë për të gjithë qelizat e jetësore të trupit të njeriut. Niveli i glukozës i referohet nivelit të sheqerit në gjak brenda ditës.

Diabeti është një sëmundje ku niveli i glukozës është më i lartë se në kushte normale. Nëse niveli i glukozës nuk kontrollohet, atëherë shkaktohet dëmtimi i disa organeve vitale në trupin e njeriut.

Retinopatia diabetike është një gjendje e tillë, ku niveli i lartë i glukozës në gjak shkaktonë një dëmtim progresiv të syve.

Me Indinë në krye, diabeti është një nga sëmundjet më të shpeshta në të gjithë vendet e botës.

Për të kuptuar se si ndikon diabeti në sy, duhet së pari të kuptohet struktura e syrit të njeriut. Syri i njeriut ka struktura dhe funksione afërsisht ekuivalente me ato të një aparati të thjeshtë fotografik.  Ngjashëm me të, syri ka një strukturë të ndjeshme ndaj dritës të quajtur retinë, e cila preket më së lehti nga diabeti.

Manifestimi i retinopatisë diabetike fillon me shfaqjen e disa njollave të vogla gjakderdhëse në sipërfaqen e dukshme të retinës. Kjo është faza fillestare e sëmundjes së retinopatisë diabetike, ku shikimi ende mbetet i mirë pavarësisht anomalisë.

Enët e gjakut si pasojë zhvillojnë një rrjedhje të madhe të gjakut, që çojnë deri në fryrjen e syrit. Kjo shënon fazën e parë të shfaqjen se këtij çrregullimi në sy. Nëse nivelet e sheqerit në gjak vazhdojnë të mbeten të pakontrolluara, atëherë shkaktohet gjakderdhje më e madhe e gjakut dhe vjen deri tek humbja e papritur e shikimit. Fazat e tjera manifestohet me rrudhosje të syrit dhe kjo rezulton në një humbje pothuajse të përhershme të shikimit.

Ekspertët rekomandojnë që sidomos personat, të cilët vuajnë nga diabeti tipi II, duhet të kryejnë sistematikisht kontrollet e nevojshme, në mënyrë që të bëhet zbulimi sa më i hershëm i këtij çrregullimi dhe parandalimi i tij.

Postime të ngjashme

Rrëshira kuruese e pemës që rritet vetëm ne ishullin grek Chios

S.B.

Një gjë e thjeshtë mund ta pengojë demencian, ndërsa shumica gabimisht mendojnë që është cikërrimë

S.B.

Gjumi i pamjaftueshëm apo gjumi i tepërt e bën zemrën më të vjetër se njeriu? Ja sa duhet të flini

S.B.

Disa arsye pse nuk duhet të përdorni uthull molle

S.B.

Avokado e dobishme për largimin e kolesterinës së keqe

S.B.

Lëngjet që kanë Vitaminë C dhe benefitet e saj

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...