Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Cili do të ishte reagimi i faktorit politik shqiptarë nga bllokimi eventual i Sofjes për nisjen e bisedimeve?

Zhurnal Ads

Shkup, 28 tetor, zhurnal.mk – Në dhjetor duhet të merret vendimi për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE. Ndërkohë nuk ka lëvizje pozitive për zgjidhjen e kontestit Shkup – Sofje në lidhje me çështjet historike dhe nuk ka gjasa të mëdha për përparime të rëndësishme. Për këtë arsye, sipas institucioneve relevante bullgare, fillimi i negociatave mund të shtyhet për 6 muaj. Qëndrimet e faktorit shqiptar në lidhje me një veto të mundshme bullgare kanë rëndësi të madhe për politikën e jashtme bullgare duke i marrë parasysh marrëdhëniet të shkëlqyeshme shqiptaro-bullgare.

Por a mund të pritet ndonjë reagim nga faktori politik dhe intelektual shqiptar në rast të bllokimit eventual, nga ana e Bullgarisë, të negociatave me BE-në?

Profesori universitar, Mersel Bilalli për Zhurnal thotë se kontesti mes Maqedono-Bullgar nuk prodhon tension te pala shqiptare. Ai thotë se shqiptarët presin të stratojnë bisedimet sepse është në interes të tyre.

“Jam i mendimit se relacionet Maqedoni-Bullgari edhe pse nuk mund të themi se përcjellen me indeferenc në segmentin shqiptar, realisht nuk prodhon tension emocional dhe nga kjo mund të konstatojmë se bllokimi eventual nuk do të prodhonte shumë efekte ekspolozive në pjesën shqiptare për dallim te ajo maqedonase. Por faktet që edhe shqiptaret presin të startojnë bisedimet sepse ajo është interes edhe i tyre, por informatat që vijnë duket se ka një marveshje të padukshme për opinionin në moment, dhe në aspekt kozmetike e hekurosë që edhe të dyja palët të kenë pozicione dhe bisedimet kornizë të startojnë”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar, Mersel Bilalli.

Nga ana tjetër, politologu Deniz Memedi për Zhurnal thekson se të gjithë janë të vetëdijshëm duke e përfshirë edhe opinionin e gjërë publik në vend që bllokadat, apo më mirë thënë shantazhet që vendet anëtare, në këtë rast fqinje i bëjnë vendeve aspiruese për tu integruar në BE janë jashtë kritereve që BE i ka të përcaktuara.

“Kërkesat që bëhen nga ana e Bullgarisë aspak nuk kanë të bëjnë me kriteret e Kopenhagës, dhe kjo qasje vë në pikëpyetje sinqeritetin dhe seriozitetin e BE-së karshi vendeve kandidate që kanë synim për tu integruar në këtë union. Për sa i përket reagimeve të mundshme nga faktorë të ndryshëm politik, përveç që munden të reagojnë për të fituar poena të mundshëm politik, nuk ka argument të arsyeshëm për ta bërë këtë, nga shkaku se kjo garniturë qeveritare morri të gjitha hapat e nevojshëm për t’i plotësu kërkesat për fillim të hapjes së negociatave drejt integrimit”, ka deklaruar për Zhurnal, Deniz Memedi, politolog.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

OEMVP fillon me realizimin e programit për transformim të kompanive në realitetin e ri

E.E.

Ekspertët: Raporti për RMV do të jetë pozitiv me rekomandim të qartë për fillimin e negociatave

E.E.

Filipçe: Nga tubimet familjare filloi vala e dytë e pandemisë

T E

Ulet numri i të infektuarve nga Kovid-19, mjekët amë morën protokoll për mjekim me Ivermektin

Z H

Filipçe: Punonjësit shëndetësorë janë të rraskapitur por nuk dorëzohen, t’i mbështesim

E.E.

Simovski: Duhet të bëjmë regjistrim, shtetit i duhen të dhënat

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...