Cili do të jetë tentimi i radhës për destabilizim të Maqedonisë së Veriut?

nga I Z


Shkup, 16 shtator
– Kryeministri Hristijan Mickoski vlerëson se vendosja e tabelave në Bllacë, ku nuk figuronte gjuha shqipe është pjesë e planit për destabilizim. Mickoski tha se për këtë çështje, nuk është faji te ndonjë institucion, por te strukturat kriminale që me vite janë pasuruar në kurriz të qytetarëve. Kryeministri nënvizoi se këta individë kanë marrë informacione se përgjegjësia u është afruar, prandaj janë në panik dhe veprojnë kështu.

“Cili institucion është nuk e di, mendoj se nuk është institucion, po mendoj se është pjesë e atij planit për destabilizim të atyre strukturave kriminale që në vitet e kaluara u pasuruan në kurriz të qytetarëve. Të atyre kriminelëve politik që pak nga pak kanë luajtur me institucionet, pak dhanë licenca për videolotari të egra, lotari online dhe kështu me radhë. Mendoj se ata tani janë të frikësuar sepse e dinë, marrin informacione se si ngadalë hetimi afrohet drejt tyre dhe ata të frikësuar tani reagojnë në këtë mënyrë, që ta destabilizojnë shtetin dhe nuk kanë sukses”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Ky nuk është hapi i parë që vlerësohet i tentim për destabilizim në Maqedoninë Veriut, por është mirë që kryeministri Mickoski i politikan maqedonas vlerëson tentim për destabilizim heqjen tabelave me gjuhën shqipe. Kjo tregon e qeveria e re është e koordinuar mjaft mirë për të penguar tenimet për destabilizim, që u paralajmëruan që nga muaji gusht.

Në bazë të rasteve të deritanishme mund bëhet dhe profilizimi i tentimeve për destabilizim, që me shumë gjasë do t’i kemi edhe në periudhën në vijim. Të gjithë këto skenare, pa përjashtim, pritet të prekin marrëdhëniet ndëretnike, si pikë ende e ndjeshme në shoqërinë tonë.

Strategjia për të parandaluar destabilizimin duket mirë e përgatitur si në aspektin politik, poashtu edhe në aspektin e PR-it. Mirëpo kësaj strategjie i mungon edhe një komponentë, që të bëhet më e suksesshme- nevojitet goditje më e shpejtë dhe pa hezitim e atyre që qëndrojnë prapa skenareve destabilizuese. Zyrtarët e qeverisë së re në shumë raste e kanë përsëritur qartë se prapa skenareve destabilizuese qëndrojnë funksionarë të mëhershëm që kanë fituar miliona deri sa kanë qenë në pushtet. Duke krijuar skenare destabilizimi, ata dëshirojnë të defokusojnë opinionin de të shpëtojnë nga përgjegjësia.
Për këtë arsye, është i domosdoshëm reagimi më i shpejtë i institucioneve në përndjekjen e atyre funksionarëve he politikanëve. Duhet gjetur forma që të rrëzohen pengesat dhe bllokadat që mund t’i bëjnë prokuroria dhe gjyqësia, që personave dhe strukturave të interesuara për destabilizim të ju nguhstohet sa më shumë rrethi he të pamundësohen ë realizimin qëllimeve të tyre./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More