Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Cili është rregulli 5 orësh, çelës i suksesit të Bill Gates, Jack Ma dhe Elon Musk?

Liderët dhe sipërmarrësit kryesorë të botës kurrë nuk harrojnë të kalojnë kohë duke mësuar.

Drejtuesit më të suksesshëm të biznesit në botë – nga Bill Gates e Elon Musk e deri te Jack Ma – kanë një gjë të përbashkët: Të gjithë zbatojnë “rregullin 5-orësh”.

Koncepti, i krijuar nga sipërmarrësi Michael Simmons, është shumë i thjeshtë: Njerëzit e suksesshëm gjithmonë “vendosin të paktën një orë në ditë (ose pesë orë në javë) për të gjithë karrierën e tyre për aktivitete që mund të klasifikohen si praktika të qëllimshme të të mësuarit”, transmeton Telegrafi.

Benjamin Franklin, shkencëtari, shpikësi dhe babai themelues i Amerikës, i famshëm për produktivitetin dhe suksesin e tij, ishte një pionier në zbatimin e këtij rregulli, sipas Simmons. “Gjatë gjithë jetës, Franklin, investonte vazhdimisht rreth një orë në ditë në mësim të qëllimshëm. Unë e quaj këtë rregull Franklin prej pesë orësh: një orë në ditë në çdo ditë të javës”, shkroi ai.

“Amerikani i Parë”, siç u mbiquajt Franklin për fushatën e tij të palodhur për unitetin kolonial, ia kushtoi orëve të para të mëngjesit mësimim. Ai kryesisht lexonte dhe shkruante, dhe madje krijoi një klub për “artizanët dhe tregtarët ambiciozë me të njëjtën mendim që shpresonin të përmirësonin veten duke promovuar komunitetin e tyre”.

Mendjet më të ndritura në botë e zbatojnë atë rregull edhe në jetën e sotme të vrullshme.

Sipërmarrësit dhe udhëheqësit si Bill Gates, Barack Obama, Warren Buffett, Oprah Winfrey, Elon Musk dhe Jack Ma kalojnë kohën e tyre të lirë duke mësuar.

Në shumicën e rasteve, aktiviteti me të cilin janë të angazhuar është leximi.

Milionerë si Mark Cuban, pronar i Dallas Mavericks të NBA, dhe Dan Gilbert, pronar i Cleveland Cavaliers, zbuluan se ata lexonin nga një deri në tre orë në ditë. Elon Musk, themeluesi i ndërmarrjes hapësinore SpaceX, mësoi gjithçka që di për raketat duke lexuar. Jack Ma, themeluesi i Alibaba, siguroi se “krahasuar me të tjerët, lexuesit kanë më shumë gjasa të njohin strategji dhe taktika të tjera nga industri të tjera”. Bill Gates deklaroi: “Leximi është një nga mënyrat kryesore që unë mësoj, dhe ka qenë që kur isha fëmijë”. Dhe Obama, nga ana e tij, falënderoi librat për ndihmën e tyre për të “mbijetuar më presidencën e tij”.

Të tjerët zbatojnë rregullin pesë-orësh në veprimtari të tjera përveç leximit, megjithëse gjithmonë me qëllim të përmirësimit të të mësuarit të tyre.

Themeluesi dhe CEO i Twitter Jack Dorsey dhe CEO i LinkedIn Jeff Weiner janë të njohur për të marrë kohë gjatë gjithë ditës për të reflektuar dhe medituar, gjë që i ndihmon ata të marrin vendime më të mira biznesi.

Përveç leximit dhe reflektimit, ato 5 orë mund të përdoren edhe për eksperimente. Në fakt, Jack Ma theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti sepse lejon marrjen e njohurive të mësuara në jetën reale dhe në biznes. Avantazhi është se eksperimentet tregojnë se çfarë po funksionon, duke ju lejuar të mësoni nga gabimet. Gjithashtu, eksperimentimi nuk është aq i gjatë.

Postime të ngjashme

Fëmijëve në Itali as “që u bën përshtypje” shpërthimi i vullkanit, vazhdojnë lojën sikur të mos ndodhte asgjë

S.B.

Asteroidi kalon pranë Tokës, mund të godasë planetin tonë, ja paralajmerimi i i forte

T E

Zogu më i moshuar i botës, çel vezën në moshën 70-vjeçare

S.B.

A mendoni se kufjet e telefonit tuaj celular janë të pastër? Shikoni ato me zoom

S.B.

Zbulohen tunele misterioze në Uells

S.B.

Për shtatzëni më të shëndetshme pini lëng karote

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...